arrow

events

Z. Nicholas Cannon, Ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Tiranė merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

November 22nd, 2013

Z. Nicholas Cannon, Ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Tiranė merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Z. Nicholas Cannon, Ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Tiranė merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Më 21 nëntor 2013, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Nicholas Cannon, mori pjesë në Forumin e Hapur me studentët e Universitetit Epoka, të organizuar nga Klubi Studentor i Politikës dhe Diplomacisë,  i cili u përqendrua në diskutimin e perspektivës britanike në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

Në fjalën e  tij, z. Cannon u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë, duke besuar se anëtarësimi i këtyre vendeve në BE do të konsolidojë demokracinë, shtetin e së drejtës, mirëqeverisjen dhe në përgjithësi, sigurinë e rajonit, si dhe do të zgjerojë tregun e përbashkët evropian.

“Vetë BE-ja ka nisur si një projekt i  ripaqëtimit dhe ripajtimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore dhe çdo valë zgjerimi e BE-së ka shërbyer si një zgjerim i zonës së demokracisë, mirëqenies ekonomike dhe sociale si dhe të sigurisë drejt rajoneve të ndryshme të kontinentit. Për rajone si Ballkani, me një histori të trazuar deri para disa vitesh, ky proces mbart një rëndësi edhe më të madhe”- u shpreh z. Cannon.

Z. Cannon theksoi edhe faktin që përkundër përfitimeve mjaft të mëdha që sjell anëtarësimi në BE, ky proces ka edhe kostot e veta, të cilat duhet të diskutohen gjerësisht dhe në mënyrë të hapur, pasi një publik i mirëinformuar dhe i vetëdijshëm është edhe një publik që e mbështet më mirë dhe në bazë më të qëndrueshme procesin e integrimit evropian.

Z. Cannon u shpreh gjithashtu se Shqipëria duhet të zbatojë me sukses reformat që do të sigurojnë një luftë efektive ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat mbeten përparësi kyçe të BE-së. Në këtë kuadër, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të asistojë nga afër institucionet shqiptare për përmbushjen e këtyre standardeve, por nga ana tjetër, do të jetë këmbëngulëse në zbatimin e plotë të këtyre reformave nga ana e Shqipërisë para miratimit të dhënies se statusit kandidat apo përparimit të vendit në fazat e mëtejshme të integrimit evropian.

Pas fjalës së z. Cannon, Forumi vijoi me sesionin e pyetjeve të parashtruara nga pjesëmarrësit dhe të përgjigjura nga ana e z. Ambasador.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share