arrow

events

Universiteti Epoka organizon Konferencėn e Katėrt Ndėrkombėtare tė Studimeve Evropiane

November 8th, 2013

Universiteti Epoka organizon Konferencėn e Katėrt Ndėrkombėtare tė Studimeve Evropiane

Universiteti Epoka organizon Konferencėn e Katėrt Ndėrkombėtare tė Studimeve Evropiane

Universiteti Epoka, në bashkëpunim me Universitetin Celal Bayar, organizoi Konferencën e Katërt Ndërkombëtare të Studimeve Evropiane me titull "Tranzicioni Social, Ekonomik dhe Politik i Ballkanit" (ICES 2013). Konferenca e Katërt Ndërkombëtare e Studimeve Evropiane, u organizua për herë të tretë në Shqipëri dhe gjatë dy ditëve të punimeve të konferencës, rreth 90 pjesëmarrës nga 10 vende të ndryshme paraqiten studimet e tyre akademike dhe kërkimore, të cilat ishin të fokusuara në zhvillimet në tranzicionit social, ekonomik dhe politik të Ballkanit që nga viti 1990. E organizuar nën kujdesin e Qendrës për Studime Evropiane në Universitetin Epoka, ICES 2013 u mbështet nga Banka Kombëtare Tregtare dhe Dardania Ndërtim.

Në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e punimeve, Kryetari i Konferencës, njëkohësisht dhe Drejtori i Qëndrës për Studime Europiane në Universitetin Epoka, Assoc. Prof. Dr. Bekir Çınar përshëndeti të pranishmit dhe pjesmarrësit në këtë konferencë dhe u shpreh se organizimi i Konferencës së Katërt Ndërkombëtare të Studime Europiane, mbi të gjitha me praninë e një auditori të madh në numër, është një inkurajim i rëndësishëm për vazhdimin e aktiviteteve akademike të organizuara nga Qendra dhe Universiteti Epoka . Sipas Dr. Bekir Çınar, ICES 2013 inkurajon akademikët të kenë një vlerësim më të qartë për rajonin e Ballkanit si dhe u mundëson atyre të njihen me dataje të rëndësishme që kanë të bëjnë me orientimin e vendeve të Ballkanit në çështje që lidhen me ekonominë, çështjet sociale dhe politike. "Jam i sigurt se kjo konferencë do të arrijë të përmbushë të gjitha pritshmëritë dhe objektivat e vendosura që në fillim. Pjesëmarrësit, përfaqësuesit dhe audienca e pranishme në këtë konferencë do të mund të largohet nga kjo konferencë, duke përfituar nga ide, qëndrime dhe këndvështrime të dobishme”, deklaroi Assoc. Prof. Dr. Bekir Çınar. Ai gjithashtu vuri theksin në faktin se konferenca e pestë, gjithashtu do të ketë në fokus sfidat me të cilat përballet Europa dhe Ballkani dhe ajo do të zhvillohet në një tjetër vend në bashkëpunim dhe me institucionet të tjera partnere.

Dr. Bekir Çınar nga ana tjetër bëri një prezantim të aktiviteteve kryesore të organizuara nga Qendra për Studime Europiane në Universitetin Epoka dhe tha se kjo qendër ka një partneritet me më shumë se pesëdhjetë universitete në të gjithë botën dhe shërbën si një nxitje për kërkime dhe studime mbi historinë evropiane, politikën , ekonominë, kulturën dhe shoqërinë, veçanërisht në kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın ndërsa përshëndeti të pranishmit në ceremoninë e nisjes së punimeve të konferencës, vlerësoi kontributin e pjesmarrësve në ndarjen përvojave dhe studimeve të tyre, duke u bërë në këtë mënyrë dhe pjesë e misionit të universitetit: kontributin në zhvillimin e shoqërisë përmes kërkimit, aktiviteteve krijuese e kërkimore të dijes dhe zhvillimin e saj në nivelin më të lartë të përsosmërisë. “Konferenca e Katërt Ndërkombëtare e Studimeve Evropiane, është një aktivitetit i organizuar rregullisht gjatë këtyre viteve dhe shpresoj që në të ardhmen do të ofrojë një produkt akoma më të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Kjo konferencë synon të kontribuojë në një kuptim më të mirë të periudhës së tranzicionit të Ballkanit në një nivel ndërkombëtar shkencor dhe gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përball sot Ballkani në procesin e Integrimit, në aspektin social, ekonomik dhe politike”, u shpreh Prof. Altın.

Në vijim të fjalës së tij, ai tha se duke mundësuar një arsim të lartë dhe cilësor për studentët dhe duke i pajisur aftësitë dhe kompetencat e nevojshme të kërkuara nga treg modern i punës, Universiteti Epoka është një kontribues i rëndësishëm në përmirësimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri. "Kjo mundësohet vetëm përmes një kapitali njerëzor të arsimuar siç duhet dhe të trajnuar, në mënyrë që Shqipëria të jetë në gjendje që të përmbushi me sukses sfidat e parashtruara nga procesi i integrimit evropian", u shpreh Prof. Altın, duke ndarë me audiencën qëllimin kryesor të Universitetit Epoka për të qënë institucion i cili në qëndër të akvititetit të tij ka studentin, në përputhje të plotë me trended më bashkëkohore në arsimin e lartë, si pjesë e pandashme e procesit të globalizimit.

Punimet e konferencës u përshëndetën gjithashtu dhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla. Në fjalën e saj, ministrja Nikolla u fokusua në rëndësinë e avancimit të standardeve të arsimit në të gjitha nivelet, në mënyrë që të jetë në gjendje të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm për vendin dhe në këtë kontekst të kontribuojë në progresin e Shqipërisë në kuadër të procesit të Integrimit Europian.

Assoc. Prof. Dr. Bugra Ozer, përfaqësues i Universitetit Celal Bayar në Manisa, Turqi, shprehu kënaqësinë e tij që ky institucion ka kontribuar si një partner për organizimin e kësaj konference dhe bëri thirrje për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ballkanit dhe universitete turke për tema me interest të ndërsjellë.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Edmond Rapti, Zëvendës Rektori i Universitetit të Tiranës, tha se Universiteti i Tiranës ka krijuar një bashkëpunim shumë të frytshëm dhe të qëndrueshme me Universitetin Epoka, si një prej institucioneve më të mirë të arsimit të lartë në vend. Prof Rapti vuri në dukje faktin se Konferenca tërheq interesimin e komunitetit akademik në Shqipëri dhe më gjerë dhe sipas tij ajo është fokusuar në procesin e tranzicionit që shumica e vendeve të rajonit po kalojnë aktulisht.

Punimet e Konferencës së Katërt Ndërkombëtar për Studime Europiane titulluar "Tranzicioni Social, Ekonomike dhe Politike i Ballkanit" (ICES 2013) ndoq nga një numër i madh akademikësh nga universitetet kryesore në Shqipëri dhe rajon.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share