arrow

events

Turneu ‘Epoka League’: Kampionati Ndėrkombėtar i Futbollit pėr shkollat e mesme

February 12th, 2015

Turneu ‘Epoka League’: Kampionati Ndėrkombėtar i Futbollit pėr shkollat e mesme

Turneu ‘Epoka League’: Kampionati Ndėrkombėtar i Futbollit pėr shkollat e mesme

Turneu  ‘Epoka League’: Kampionati Ndërkombëtar i Futbollit për shkollat e mesme   do të zhvillohet në Tiranë organizuar nga Klubi i Sportit pranë ‘Universitetit  ‘Epoka’.‘Epoka League’ është një turne mini – futbolli që do të zhvillohet mes shkollave të mesme në Shqipëri, Ballkan, dhe më gjerë. Aktiviteti ka siguruar vëmendjen dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit. Turneu do të zhvillohet në dy faza: në fazën eliminatore gara zhvillohet mes shkollave të mesme në Shqipëri nga 09-27 mars 2015. Faza finale do të zhvillohet në ambientet e Kampusit të Universitetit  ‘Epoka’ për pesë ditë, nga data 6 deri 10 prill 2015.

Objektivi kryesor i aktivitetit është t’i ofrojë studentëve një platform ku sporti konsiderohet si instrument i vlefshëm për të zhvilluar ndërveprimin dhe përvojën ndërkombëtare, me theks të veçantë në vlerat e ‘Fair Play’ dhe Miqësisë Universale. Numri i skuadrave pjesëmarrëse është i  kufizuar në 32 për fazën finale. 

Jemi besimplotë që ‘Epoka League’ do të jetë një aktivitet i sukseshem në sajë të përfshirjes dhe kontributit  të shumë shkollave të mesme në Shqipëri dhe më gjërë. Për më shumë informacion referojuni: http://epokaleague.epoka.edu.al/

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share