arrow

events

"Tung Ideve" Start Up 2015: gjashtė muaj mundėsi inkubacioni

February 18th, 2015

"Tung Ideve" Start Up 2015: gjashtė muaj mundėsi inkubacioni

Departamenti i Administrimit të Biznesit në bashkëpunim me Innovative Enterprise Club pranë Univeristetit Epoka është në kërkim të ideve të sipërmarrjeve të biznesit. Ky aktivitet ka për qëllim të bashkojë studentë nga universitete të ndryshme në Shqipëri me ide të reja dhe të shkëlqyera. Studentëve u kërkohet të ndajnë idetë, të krijojnë një grup dhe të nisin punën, pra te punojnë për të  zbatuar idenë e tyre.
Seminari perfundimtar  "Tung Ideve" Start Up 2015  do të mbahet më 26-27 mars, 2015 në kampusin e Universitetit Epoka. Vendi: Godina A, zyrat  e klubeve dhe godina E, tek salla e Konferencave.
Fushat e aplikueshme janë: Menaxhimi i Biznesit, Zhvillimi i Software’ve, Marketingu, Financa apo Design. Edhe studentët që nuk paraqesin idetë e tyre, mund të zgjedhin t’i bashkangjiten një grupi  gjate programit Start Up 2015. Idete do të vlerësohen nga një juri profesionistësh dhe anëtarët e grupit do të përfitojnë nga ndërveprimi me ta. Të ftuar të tjera të veçantë do të marrin pjesë në seminarin përfundimtar duke ofruar ndihmë të vlefshme, mbështetje dhe këshilla.
Çmimi i Universitetit Epoka për idenë fituese kap vlerën prej 600 euro dhe vlen për periudhën 6 mujore te inkubacionit. Çmime të tjera do të ketë për pjesëmarrësit e tjerë, ndërsa të gjithë studentët do të marrin certifikata.
Studentët nga të gjitha universitetet në Shqipëri janë të ftuar të jenë pjesë e këtij programi, duke ndarë idetë dhe punuar në transformimin e tyre në sipërmarrje reale të biznesit.
Afati i fundit për aplikimet online është 20 mars 2015. Për tu regjistruar dhe aplikuar klikoni në :https://docs.google.com/forms/d/1KzP69MaztvqtI672v9Qsn8U69TjY0Dj8fgtijjycctw/viewform?c=0&w=1
Për pyetje dhe informacion shtesë ju lutem kontaktoni Ermir Korbeci në ekorbeci12@epoka.edu.al.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share