arrow

events

Takim Nismëtar: “Mbështetje Strategjike në forcimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri”, Erasmus+

February 29th, 2016

Takim Nismëtar: “Mbështetje Strategjike në forcimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri”, Erasmus+

Takim Nismëtar: “Mbështetje Strategjike në forcimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri”, Erasmus+

Data: 29 shkurt – 2 mars 2016
Vendi: Universiteti Epoka, Rr. Tiranë – Rinas, Km. 12, 1039, Tiranë
Takimi nismëtar (Kick-off meeting) në kuadër të projektit Erasmus+ “Mbështetje Strategjike në forcimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri”,  561510-PPE-1-2015-1-AT-EPPKA2-CBHEJP (QAinAL), financuar nga Komisioni Evropian do të mbahet më datë 29 Shkurt - 02 Mars, 2016 në ambientet e Universitetit Epoka.
Projekti ka filluar zyrtarisht më 15 tetor 2015 dhe do të përfundojë më 14 tetor, 2018.
Qëllimi më i gjerë i projektit është të krijojë dhe mbështesë proceset dhe mekanizmat e sigurimit të cilësisë për të siguruar menaxhim efektiv dhe për të përmirësuar mësimdhënien dhe mësimnxënien në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri. Projekti synon të mbështesë institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri për të arritur prioritetet e dy dokumenteve kryesore: “Rritja e ndikimit të Zhvillimit të BE-së: Agjendë për Ndryshim” dhe “ Arsimi i Lartë Evropian në Botë”.
Partnerë Evropianë në projekt:
1. University of Salzburg Paris Lodron University
2. University of Genova, Italy
3. Polytechnic University of Bucharest, Romania
Partnerë në Shqipëri:
1. Universiteti EPOKA
2. Universiteti Evropian i Tiranës
3. Universiteti Polis
4. Universiteti i New York, Tiranë
5. Universiteti Marin Barleti
6. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Në takimin nismëtar që do të mbahet nga 29 shkurt deri më 02 mars do të marrin pjesë ekspertë nga partnerët evropianë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e ERASMUS+ në vend si dhe përfaqësues nga partnerët lokal dhe rajonal.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share