arrow

events

Simfonia e Jetės 7 / Unė jam shpresė

February 9th, 2016

Simfonia e Jetės 7 / Unė jam shpresė

Simfonia e Jetės 7 / Unė jam shpresė

Më datë 1 mars 2016, ora 18.30 shoqata “Qendra Kulturore Horizontet e Reja” në bashkëpunim me Kolegjet Turke dhe Universitetin Epoka, me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të organizojë aktivitetin tradicional artistik “Simfonia e Jetës”. Ky edicion synon të japë shpresë për gratë dhe vajzat e dhunuara duke iu bashkuar projektit të Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës organizuar në bashkëpunim me MMSR për rehabilitimin dhe përfshirjen e e viktimave të dhunës në shoqëri. Të ardhurat e përftuara nga ky event do të shkojnë për të ndihmuar në strehimin dhe sigurimin e kushteve të jetesës për këto gra dhe fëmijët e tyre.
Programi artistik do të zhvillohet në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe do të përmbajë muzikë, këngë dhe performanca nga emra të shquar të artit shqiptar si Aurela Gaçe, Ana Kaçinari, Alban Skënderaj, Erina Balla, Kori i Liceut Artistik etj. 
Gjithashtu figura të rëndësishme nga fusha të ndryshme të jetës do të jenë pjesë e këtij evenimenti.
Për informacion të mëtejshëm klikoni këtu.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share