arrow

events

Programi “TRAIN TO SUCCEED”

February 27th, 2015

Programi “TRAIN TO SUCCEED”

Programi “TRAIN TO SUCCEED”

Nga data 2 Mars 2015 hapen aplikimet e programit ‘Train to Succeed’, organizuar nga klubi studentor “Entrepreneurs Club” dhe Departamenti i Financë - Bankës në Universitetin Epoka. Nxënës nga të gjitha gjimnazet e Shqipërisë janë  të mirëpritur për tu bërë pjesë e tre fazave të këtij programi. 
“Train to Succeed” është konsideruar si një program me disa objektiva ku në qendër është nxënësi dhe mundësitë e studimit. Ky aktivitet do të ndihmojë çdo pjesëmarrës të “zgjojë” shpirtin prej sipërmarrësi, të përmirësojë aftësitë dhe të prekë më nga afër profesionin e së ardhmes duke i dhënë gjithashtu mundësinë e një burse studimi pranë Universitetit Epoka.
“Train to Succeed” do të bashkojë profesionistë dhe akademikë dhe do të organizohet sipas fazave të përshkruara më poshtë:
Faza 1: Dita e trajnimit
Do të bashkojë nxënësit e interesuar të vitit të fundit të shkollave të mesme në tre sesione trajnuese. Trajnimet mbulojnë aspekte të ekonomisë dhe biznesit, aftësive te komunikimit dhe të menaxhimit të kredisë bankare. Çdo nxënës do të paiset me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Faza 2: Dita e prezantimit
Me pas nxënësit e interesuar do të njoftohen të organizohen dhe marrin pjesë në fazën e dytë në grupe deri në 3 nxënës. Idetë e nxënësve do të vlerësohen dhe filtrohen nëpërmjet prezantimeve të tyre në lidhje me idetë ‘Start up’ dhe simulimin e aplikimit të kredisë bankare. Tre grupet më të mira do të arrijnë në fazën përfundimtare të konkurrimit.
Faza 3 dhe e fundit: Do të testojë aftësitë e studentëve për të bindur jurinë e përbërë
nga akademikë dhe profesionistë të tjerë që planet e tyre dhe aplikimet e kredisë duhet të
konsiderohen pozitivisht.
Me mbylljen e aplikimeve më 29 Mars 2015 të gjithë nxënësit e interesuar do të njoftohen për vazhdimësinë e programit dhe datat kryesore. 
Për te aplikuar dhe per me shume informacion shkruani në: traintosucceed@epoka.edu.al dhe eimeraj@epoka.edu.al

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share