arrow

events

Prof. Muhammad YUNUS zhvilloi njė vizitė nė Universitetin “Epoka”

November 7th, 2014

Prof. Muhammad YUNUS zhvilloi njė vizitė nė Universitetin “Epoka”

Prof. Muhammad YUNUS zhvilloi njė vizitė nė Universitetin “Epoka”

Më 7 nëntor 2014, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në kuadër të javës së biznesit social, Prof. Muhammad Yunus vizitoi Universitetin “Epoka” ku zhvilloi një takim të shkurtër me anëtarë të stafit mësimdhënës të Universitetit.

Profesor Muhammad Yunus është një sipërmarrës social, bankier, ekonomist dhe lider i shoqërisë civile, të cilit i është akorduar çmimi Nobel për paqen në vitin 2006 për themelimin e Bankës “Grameen” dhe për kërkimet e tij në lidhje me konceptet e mikrokredisë dhe mikrofinancës.

Duke marrë në konsideratë Memorandumin e Bashkëpunimit midis Universitetit “Epoka” dheYunus Social Business GmbH, të bashkëthemeluar nga Prof. Yunus, , i cili është nënshkruar më 22 janar 2013, gjatë takimit u diskutua mbi inkurajimin e stafit akademik për mësimdhënien e teorisë dhe praktikës së biznesit social dhe përfshirjen e tij në kurrikulat e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti “Epoka”, duke dhënë kështu kontributin për zhvillimin e liderave të ardhshëm në Lëvizjen e Biznesit Social në Shqipëri nëpërmjet  përcjelljes tek studentët të aftësive të aplikimit të parimeve të biznesit social në zgjidhjen e problemeve sociale në Shqipëri.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share