arrow

events

Konkursi IDCHSS 2016

March 1st, 2016

Konkursi IDCHSS 2016

Konkursi IDCHSS 2016

Departamenti i Arkitekturës i Universitetit Epoka, është shumë krenar të ngrejë siparin e edicionit të 6-të të konkursit vjetor International Design Competition for High School Students: IDCHSS_2016. Ky konkurs i rendësishëm është i hapur për të gjithë maturantët. Misioni ynë është të shkrijmë kufijtë mes institucioneve të arsimit të mesëm dhe të lartë, duke iu dhënë pjesëmarr[sve mundësinë të shijojnë paksa Arkitekturën dhe jetën në Universitet. Prej konkursit pritet që:

  • të spikasin talente të reja

  • studentët të testojnë aftësitë e tyre krijuese

  • pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja me profesionistë të fushës

  • fituesit do të marrin çmime befasuese

Konkursi IDCHSS është një stimul vetëbesimi për maturantët. Çfarë prisni atëherë? Bëhuni pjesë e konkursit IDCHSS 2016.

Përzgjedhja: të gjithë maturantët e shkollave të mesme

Metoda: punim me materiale të ndryshme sipas një tematike

Vendndodhja: kampusi i Universitet Epoka

Gjuha: Shqip dhe Anglisht

Pagesë regjistrimi: nuk ka

Konkursi: 22-23 prill 2016

Sfida e Konkursit: do të deklarohet ditën e konkursit


Për më shumë vizitoni faqen e internetit:  http://epoka.edu.al/idchss/

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share