arrow

events

Klubi i Fondacionit tė Vullnetarėve organizoi Panairin Tradicional tė Ushqimeve pėr tė mbledhur fonde nė ndihmė tė Shtėpisė sė Fėmijėve Durrės

November 18th, 2013

Klubi i Fondacionit tė Vullnetarėve organizoi Panairin Tradicional tė Ushqimeve pėr tė mbledhur fonde nė ndihmė tė Shtėpisė sė Fėmijėve Durrės

Klubi i Fondacionit tė Vullnetarėve organizoi Panairin Tradicional tė Ushqimeve pėr tė mbledhur fonde nė ndihmė tė Shtėpisė sė Fėmijėve Durrės

Klubi i Fondacionit të Vullnetarëve organizoi më 18 nëntor 2013 Panairin Tradicional të Ushqimeve, tashmë e shndërruar në një traditë e Universitetit Epoka, ku anëtarët e klubit ekspozuan ushqime tradicionale të përgatitura prej tyre. Panairi Tradicional i Ushqimeve u organizua në hyrjen kryesore të universitetit në Godinën E dhe u mbështet nga studentët e të gjitha departamenteve, të cilët ofruan kontributin e tyre duke blerë gatimet tradicionale shqiptare të ekspozuara, në solidaritet të shtëpisë së fëmijëve të Durrësit.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte mbledhja e fondeve, të cilat do të shkojnë në ndihmë të shtëpisë së fëmijëve të Durrësit. Kjo nismë u mbështet nga stafi akademik dhe administrative i Universitetit Epoka dhe studentët. Duke iu bashkuar ndihmës së Klubit të Fondacionit të Vullnetarëve, studentët dhe stafi i universitetit Epoka, ndihmuan në mbledhjen dhe maksimalizimin e fondeve duke blerë të gjithë produktet e ekspozuara. Nga ana tjetër ky aktivitet ishte një mënyrë e shkëlqyer për rritjen e solidaritetit dhe ndërgjegjësimin e studentëve për nisma të tilla sa njerëzore aq dhe fisnike.

“Do të ishte një ndjenjë e mrekullueshme nëse aktivitetit të sotëm të ketë shërbyer sadopak për të dhënë kontributin modest në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Por dhe nëse kontributi i klubit nuk do të ishtë i mjaftueshëm, shpresojmë që të ketë shërbyer sadopak për t’u solidarizuar me ta. Ashtu siç dhe është shprehur Nënë Tereza "Ne nuk mund të bëjmë gjëra të madhe, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe". Dhe kjo është ajo që na insipiroi në këtë organizim. Ne bëmë atë me një dashuri të madhe”, u shprehën organizatorët.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share