arrow

events

IMPC, Universiteti Epoka organizon konkursin e I-rė ndėrkombėtar tė teknologjisė pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

March 3rd, 2013

IMPC, Universiteti Epoka organizon konkursin e I-rė ndėrkombėtar tė teknologjisė pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

IMPC, Universiteti Epoka organizon konkursin e I-rė ndėrkombėtar tė teknologjisė pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike, ka kënaqësinë të shpallë Konkursin e I-rë Ndërkombëtar të Teknologjisë, i cili është i hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Rritja e kërkesës dhe interesimit për informatikën, në Shqipëri dhe jo vetëm, po rritet çdo ditë e më shumë. Sipas të dhënave dhe hulumtimeve, “Teknologjitë e Informationit dhe Komunikimit”, është një nga profesionet më të parapëlqyera të nxënësve të shkollave të mesme. Nëpërmjet konkursit “MENDJET INTELIGJENTE - IMPC”, Universiteti Epoka fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të përdorin imagjinatën dhe pasionin e tyre për të krijuar një zgjidhje teknologjike në Projektimin e Teknologjisë së Informacionit, Artin Kompjuterik, Projekt Ide në Teknologjinë e Informacionit dhe Garën e Programimit Online.  (IT Project Competition,  Computer Art, IT Project Idea and Online Programming Contest). Konkursi në fjalë synon që t’u mundësojë nxënësve të Shkollave të Mesme që të përdorin aftësitë dhe njohuritë e fituara për të ofruar zgjidhje të reja dhe krijuese, të jenë pjesmarrës aktivë në të ardhmen e teknologjisë dhe industrisë së programeve kompjuterike, të kontribuojnë në shoqërinë shqiptare përmes shkencës kompjuterisë, të familiarizohen me mundësitë e reja teknologjisë, të provojnë veten e tyre në një konkurencë të hapur me studentët më të mirë në të gjithë Shqipërisë si dhe të krijojnë miqësi të re.

Pjesëmarrja
Konkursi Ndërkombëtar i Teknologjisë “MENDJET INTELIGJENTE - IMPC”, është i hapur për nxënësit që vazhdojnë studimet e tyre para-universitare në njërën prej shkollave të mesme të liçensuara nga Ministria e Arsimit, apo institucionet ekuivalente në një nga shtetet e tjera të rajonit. Universiteti Epoka ka kënaqësinë të mirëpresë Pjesëmarrësit nga çdo shkollë e mesme (publike ose private) që ushtron aktivitetin arsimor nën mbikqyrjen e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Maqedonisë etj. Nxënësit pjesmarrës pritet që të jenë thellësisht të interesuar në fushat e Projektimit të Teknologjisë së Informacionit, Artin Kompjuterik, Projekt Ide në Teknologjinë e Informacionit dhe Garën e Programimit Online  (IT Project Competition,  Computer Art, IT Project Idea and Online Programming Contest). Pas kalimit të fazës së parë dhe të drejtës për të marrë pjesë në finale, konkurenti përveç dokumentacionit personal, duhet të paraqesë dhe një vërtetimit të lëshuar nga drejtoria e shkollës përkatëse, i cili vërteton statusin e maturantit.

KALENDARI
Organizimi i Konkursit është parashikuar të kryhet në një afat kohor të përcaktuar dhe nënkupton që të gjithë Pjesëmarrësit pajtohen dhe bien dakord të dorëzojnë para afatit ose osë në kohë prokektin e tyre,

Paraqitja e Projektit      01 Mars – 01 Prill 2013
Shpallja e Finalistëve    13 Prill 2013
Finalja                                27 Prill 2013

 

KRITERET E PËR KUALIFIKIMIN NË FINALE

Pjesëmarrësit duhet të jenë studentë të shkollave të mesme ose shkollave të larta. Kriteret teknike kualifikimit janë si në vijim:

  • Dokumentimi i projektit
  • Origjinaliteti (nuk është një kopje e një projekti apo programi tjetër)
  • Përmbajtja, qartësia e dokumentacionit
  • Aspektet e produktit final
  • Përshtatja me kategorinë në të cilin projekti është rregjistruar
  • Përditesimi, reflektimi i interesave aktuale

PËRSHKRIMI I KATEGORIVE

KONKURSI I PROJEKTIMIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Kjo kategori u ofron studentëve të rinj dhe talentuar mundësinë për të matur dhe krahasuar aftësitë e tyre me studentët e tjerë programues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Kategoria e programimit synon që të hartojë dhe zhvillojë një punim origjininal dhe inovative dhe të ofrojë aplikime dhe zgjidhje që i përshtatet kërkesave reale të botës.

Ju mund të zhvilloni kërkesën tuaj në çdo gjuhë programimi (C++, C#, Java, ASP, Objective C, ASP.NET, PHP, Action script...etj). Është e rëndësishme të theksohet që një aplikacion duhet të ketë perdorueshmërinë, ndërfaqe të thjeshtë përdorimi dhe funksionalitetin.
Pranohet vetëm Pjesëmarrja individuale (jo në grupe)

ARTI KOMPJUTERIK

Imagjino, Projekto dhe krijo animimin tuaj 3D!

Kompjuteri është shndërruar në një mjet thelbësor për këdo që punon në fushën e dizenjimit, fotografisë, videografisë, dizajnit, ilustrimit, arkitekturës, projektimit industrial, animacionit, multimedias dhe faqe të internetit. Kjo kategori eksploron nxjerrjen në pah të mënyrave të veçanta dhe të reja nga përdorimi krijues i kompjuterave.

Merrni cfarëdo lloj gjëje që mund të prekni me duar tuaj dhe shndërrojini ato në një copë arti duke përdorur një shumëllojshmëri programesh (3D Max, Maya, After Effects, Flash..). Vizatoni disa skica në letër dhe skanojini ato në një kompjuter, përdorni një program kompjuterik për t’i bashkuar dhe dhënë një formë finale. Skiconi një makinë dhe shndërrojeni atë në një model tri-dimensional në mënyrë që të mund të përdorët lehtësisht në një skenë të përplasjes së makinave. Kompozojeni, modifikojeni dhe përzieni pjesët tuaja muzikore në kompjuter në mënyrë që të krijoni muzikën e dëshiruar. Mirëpresim që idetë tuaja të shndërrohen në një produkt dixhital!

Pranohet vetëm Pjesëmarrja individuale (jo në grupe).

PROJEKT IDE NË TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT

Idetë, ato të aplikueshmet sot janë burim të ardhurash. Paraqisni aplikimin e idesë tuaj në një faqe dhe ndryshoni të ardhmen!
Pranohet vetëm Pjesëmarrja individuale (jo në grupe).

KONKURSI I PROGRAMIMIT ONLINE

Konkursi i Programimit Online do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Epoka. Nxënësve do t’u jepen nga pesë pyetje dhe ata duhet t’i zgjidhin ato vetëm përmes gjuhëvë të programimit C, C++ ose JAVA. Nxënësit do të kenë në dispozixion 4 orë për zgjidhjen e pyetjeve dhe prezantimin e zgjidhjeve para komisionit të vlerësimit. Konkursi në fjalë përfshin këto tema:

  • Ciklet dhe kushtet.
  • Skedarët e Tekstit
  • Stringat
  • Programimi me Module
  • Matricat
  • Për të marrë pjesë në këtë konkurs nxënësit mund të rregjistrohen dhe të praktikohen falas për konkursin në linkun http://acm.epoka.edu.al

Pranohet vetëm Pjesëmarrja individuale (jo në grupe).

KRITERET E VLERËSIMIT

Pjesëmarrësit në këtë konkurs duhet të përmbushin disa kritere të përgjithshme dhe kritere të përgjithshme.
Kriteret e përbashkëta të kualifikimit në finale:

  • Dokumentacioni
  • Origjinaliteti/krijueshmëria
  • Prezantimi me gojë
  • Dizenjim i prezantimit
  • Aftësi Teknike
  • Prezantimi

KATEGORIA E KRITEREVE SPECIFIKE

Konkursi i Projektimit  të Teknologjisë së Informacionit

  • Përdorimi
  • Funksionaliteti
  • Ndërfaqja
  • Vështirësia

Arti Kompjuterik

  • Impakti vizual
  • Aspekti Grafik
  • Zbatimi artistik

Projekt idea e IT

  • Zbatueshmëria
  • Qartësia

RREGULLAT E KONKURSIT

Gjuha zyrtare e konkursit “MENDJET INTELIGJENTE”, janë gjuhët shqip dhe anglisht. Projektet mund të përgatiten dhe paraqiten në gjuhën angleze si dhe në gjuhën shqipe. Nëse pjesëmarrësit nuk mund të bëjnë prezantimin e tyre në një nga këto gjuhë, atëherë organizatorët e aktivitetit do të përpiqen të bëjnë më të mirën për të siguruar një përkthyes.

REGJISTRIMI

Regjistrimi dhe të gjitha format e nevojshme në lidhje me konkursin janë në dispozicion të pjesmarrësve në faqen e internetit të hapur posaçërisht për këtë aktivitet. Të gjitha shkollate e mesme dhe ato të arsimit të lartë, që përmbushin kriteret e mësipërme, mund të marrin pjesë në konkurs. Secili ekip mund të përfaqësohet vetëm nga një person që do të konsiderohet si mbikëqyrës/supervizor (mësues ose personeli i shkollës). Çdo mbikëqyrës/supervizor mund të regjistrohet në më shumë se një projekt dhe projektet mund të jenë në çdo kategori të hapura për konkurim. Pranohen më shumë se nga një mbikqyrës nga një shkollë (në rastin e projekteve të ndryshme).

Secili grup garues mund të rregjistrohet vetëm në një projekt, apo ekipe të tjera për projekte të ndryshme. Megjithatë, nëse ju/ose ekipi juaj kualifikohet për të marrë pjësë në më shumë se një projekt, apo të jenë pjesë e më shumë se një ekipi, do ju kërkohet që të zgjidhni që të konkuroni në vetëm njërin prej projekteve përfundimtare ose ekipin për të cilin doni të konkuroni. Me fjalë të tjera, në finale ju mund të konkuroni në vetëm njërin prej projekteve, qoftë si individ apo si pjesëtar i një grupi.

Pjesmarrësve nuk u lejohet të rregjistrohet të njëjtin projekt me të cilin ata/ato janë prezantuar në projektet e mëparshme, përveç rasteve kur është evident një ndryshim thelbësor në projekt. Gjithashtu ata/ato mbajnë përgjegjësi për informacionin që ato plotësojnë në momentin e rregjistrimit. Në rast të gabimeve gramatikore në rregjistrimin e individëve apo të institucioneëve, organizatorët nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi. E-maili i mbikqyrësit/Supervizorit do të përdoret si e vetmja mënyrë kontakti, pra lutemi që të siguroheni që adresa e e-mailit të jetë e vlefshme.

*Konkurentët ndërkombëtarë janë të lutur të shënojnë me kujdes në formularin e rregjistrimit emrat e pjesmarrësve, të cilat mund të përdoren në kërkesat për vizë. Një gabim drejtshkrimor mund t’ju shkaktojë problem në procedurën e aplikimit për vizë (në rastet kur ajo është e nevojshme).

**Rregjistrimi i emrave të nxënësve/studentëve pjesmarrës nuk mund të ndryshohet pas përfundimit të afatit të rregjistrimit.

ETAPAT E KONKURSIT

Faza e parë: (përzgjedhja për finalet)
Brenda afatit të përcaktuar për kualifikimin, juria do të vlerësojë projektet e dërguar në adresën përkatëse. Projektet, të cilat fitojnë të drejten që të kualifikohen për në finale do të publikohen në faqen zyrtare të internetit në datën e njoftimit dhe mbikëqyrësit/supervizorët do të informohen për rezultatet përmes adresës së e-mailit.

Faza e dytë: (Finalja)
Me qëllim mundësimin e një prezantimit të projektit në përputhje me dimensionet e caktuara dimensionet e panelit/stendes duhet të jenë të shtypura paraprakisht. Çdo projekt duhet të paraqitet përmes një raporti që përmban sqarime për mënyrën se si është përgatitur si dhe detajet teknike të projektit. Raporti duhet të jetë konciz dhe Ii fokusuar në tek tema kryesore dhe nuk duhet të devijime. Raportimi i projektit nuk duhet të përmbajë përsëritje ose të jetë i zgjatur në kohë. Çdo ekip duhet të paraqesë prezantimin e tyre në sallën e ekspozitave në ditën e parë të aktivitetit si dhe duhet të jetë në gjendje të paraqesë projektin dhe materialet përballë në Jurisë në ditën e dytë të aktivitetit. Konkurentët duhet të sjellin me vetë pajisjet hardëare të nevojeshme për paraqitjen e projektit. Nëse ndonjëri prej ekipeve ka nevojë për ndihmë në garantimin e pajisjeve hardëare, organizatorët e aktivitetit do të përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre për t’ua mundësuar ato. Konkurrentët pjesmarrës, në prezantimin e tyre në finale para jurisë do të jetë të veshur me bluzën e “MENDJET INTELIGJENTE”. Për pjesëmarrësit ndërkombëtarë, organizatohët rekomandojnë që të prezantohen me veshjet e tyre kombëtare, si një mundësi që përveç prezantimit individual, të ekspozojnë dhe vlerat kulturore të vendin e tyre. Çdo kategori, e cila do të ketë më pak se tre projekte të kualifikuar për në finale, nuk do të ekzistojë në finale. Për akomodimin e pjesmarrësve, organizatorët do të vënë në dispozicion një hotel me 4 yje, (mëngjesi i përfshirë), më një çmim përafërsisht 45 Euro. Nuk do të ketë asnjë tarifë pjesëmarrje. Ushqimi dhe transporti në qytet do të ofrohën nga organizatorët.

Çmimet

Projektimi i teknologjisë së informacionit
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

Arti kompjuterik
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

Projekt në teknologjinë e informacionit
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

Programimi online
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

*Bursat janë të vlefshme për degët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhiniriesë Elektronike dhe Komunikimit.

**Të gjithë Pjesëmarrësit në këtë konkurs do të pajisen me një çertefikatë nga Universiteti Epoka.
***Pjesëmarrësit në finale dhe fituesit gjithashtu do të pajisen me një çertefikatë kryesore,
****Universiteti Epoka gjithashtu do të ndajë dhe çertefikata për shkollat e përfaqësuara në këtë konkurs.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share