arrow

events

Festivalin e Parė Kulturor Ndėrkombėtar i Rinisė, Prof. Dr. Altın: Ēelėsi pėr konsolidimin e bashkėjetesės dhe dialogut tė ndėrsjelltė nė rajon dhe mė gjerė

March 25th, 2014

Festivalin e Parė Kulturor Ndėrkombėtar i Rinisė, Prof. Dr. Altın: Ēelėsi pėr konsolidimin e bashkėjetesės dhe dialogut tė ndėrsjelltė nė rajon dhe mė gjerė

Festivalin e Parė Kulturor Ndėrkombėtar i Rinisė, Prof. Dr. Altın: Ēelėsi pėr konsolidimin e bashkėjetesės dhe dialogut tė ndėrsjelltė nė rajon dhe mė gjerė

Institucionet Arsimor "Turgut Özal " me mbështetjen e veçantë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Universitetin Epoka, Universiteti i Arteve dhe MIST (Memorial International School of Tirana), organizuan Festivalin e Parë Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë, një aktivitet kulturor me pjesmarrjen e të rinjve nga i gjithë rajoni, i cili synon të promovojë kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe të sjellë në Tiranë vëmendjen e të rinjve të rajonit. Ky aktivitet ndërkombëtar, përfshinte komponentët të traditës shqiptare dhe ofroi për spektatorë një gamë të gjerë të traditave të tjera të vendeve të rajonit, duke shërbyer si një dritare e hapur në kulturën e rajonit. Pjesë të ndryshme muzikore si: këngë, valle dhe pjesë poetike u për më shumë se dy orë tërhoqën vëmendjen e spektatorëve të pranishëm në sallë.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj në fjalë e tij përshëndetëse vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të kolegjeve turke në Shqipëri gjatë dy dekadave, duke e konsideruar atë si investimin më të rëndësishëm në të ardhmen e vendit. Duke përshëndetur të pranishmit e shumtë në sallën e Pallatit të Koncerteve, ministri Veliaj falenderoi drejtuesit e këtyre institucioneve për investimin në edukimin e brezave të ardhshëm. “Ju në Shqipëri nuk keni zgjedhur të investoni në rrugë, ura apo në sektorin e ndërtimit. Ju keni zgjedhur të investoni në një nga fushat më të vështira, por njëkohësisht më të rëndësishme, në arsimin dhe edukimin e brezave. Në kolegjet dhe shkollat turke, krahas cilësisë dhe standardeve bashkëkohore të mësimdhënies, u kushtohet një rëndësi e veçantë dhe edukimit kulturor të brezave të ardhshëm. Investimi më i mirë është investimi tek njeriu. Ndaj shpreh mirënjohjen më të thellë për edukimin e mbi 6 mijë nxënësve që studiojnë aktualisht në rrjetin e kolegjeve turke dhe atyre që do të edukohen në të ardhmen”, u shpreh ministri Veliaj. Në vijim të fjalës së tij, ai gjithashtu vuri theksin në rëndësinë që ka kultura në bashkimin e njerëzve. “Në këtë festival ishin të pranishëm nxënës nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe më gjerë. Shqipëria në saje të kolegjeve turke, qoftë dhe për një ditë të vetme, është shndërruar në një qendër të kulturës në ballkan. Ju uroj suksese të mëtejshme në organizimin e aktiviteteve të tjera në të ardhmen”, u shpreh z. Veliaj.

Ndërkohë Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın në konferencën për mediat para festivalit u shpreh se “ndihemi krenar që kemi mbështetur një aktiviteti të tillë, i cili synon të promovojë diversitetin kulturor dhe një kuptim më të mirë reciprok të identiteteve tona kulturore dhe traditave. Ne besojmë se ky është çelësi për konsolidimin e bashkëjetesës, dialogut të ndërsjellë dhe mirëqenies jo vetëm në rajonin tonë por edhe më gjerë. Fjala universitet rrjedh nga "univers", ndaj dhe institucioni ynë si i tillë duhet të veprojë si promovuesi kryesor i multikulturalizmit dhe vlerave universale. Duke vepruar si i tillë, universitetet mund të kontribuojë gjithashtu në masë të madhe që rinia jonë të jetë e pajisur me vlerat dhe aftësitë për të përmbushur sfidat e një botë gjithnjë e më të globalizuar", u shpreh Prof. Altın.

Gjatë festivalit, nxënës nga vendet e ballkanit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj. performuan valle popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe kontinteteve të ndryshme si Azia, Afrika dhe Europa. Nxënësit e kolegjeve turke gjithashtu kënduan dhe këngë të njohura në disa gjuhë, shqip, italisht, greqisht, anglisht dhe në gjuhën maqedonase. Gjatë festivalit, nxënësit gjithashtu recituan dhe dy poezi të kushtuar nënës.

Programi i Festivalit Kulturor Ndërkombëtar të Rinisë më pas vijoi me ndarjen e çmimeve për këngën turke dhe atë shqiptare dhe valle popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë për të përfunduar me këngën e “Një botë e re” të kënduar nga të gjithë nxënësit pjesmarrës në këtë program.

Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë vjen si një vazhdimësi e festivale ndërkombëtare të muzikës, gjuhës dhe të letërsisë, e cila është organizuar nga të rinjtë e rreth 160 vendeve të botës nga shkollat simotra të Institucioneve Arsimor "Turgut Özal". Këto festivale janë mundësia më e mirë për të ndarë sëbashku kultura, gjuhë dhe tradita të ndryshme, bazuar në harmoninë, tolerancën dhe mirëkuptimin. Vetëm në këtë mënyrë, një botë e re do të lindë në marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes popujve, feve dhe kultura.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share