arrow

events

Fakulteti i Ekonomisė dhe Shkencave Administrative organizoi konkursin e parė ndėrkombėtar “DREAM BUSINESS 2013”

May 13th, 2013

Fakulteti i Ekonomisė dhe Shkencave Administrative organizoi konkursin e parė ndėrkombėtar “DREAM BUSINESS 2013”

Fakulteti i Ekonomisė dhe Shkencave Administrative organizoi konkursin e parė ndėrkombėtar “DREAM BUSINESS 2013”

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative organizoi më 13 maj, konkursin e parë dërkombëtar "DREAM BUSINESS 2013", një konkurs I fokusuar ekskluzivisht në temat të inovacion dhe sipërmarrjes. "DREAM BUSINESS 2013" është një konkurs mes nxënësve të shkollave të mesme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mal të Zi. Projektet e pranuara ishin punime ndividuale dhe kryesisht të fokusuara në tema të tilla si; inovacion dhe tekonologji, planifikik biznesi, ide të reja për markën, ekonomia Green, gratë lidere, krijimi i një industrie të re, liçensim (franchising), Përgjegjësia Sociale Etika në biznes, e-business.

Në raundin e parë të konkursit pjesëmarrësve iu kërkohej të krijonin dhe projektonin një punë dhe kompani imagjinare të ëndërruar prej tyre. Në stadin e fundit, atë përfundimtar, pjesëmarrësve u kërkohej të prezantonin idenë e tyre në një poëer point dhe ku në shtjellimin e ideve, secili prej pjesëmarrësve duhej të mbështetej në idetë e tij për biznesin. Ky konkurs ndërkombëtar ekskluzivisht u përqendrua në risitë dhe pikat kryesore të sipërmarrjes.

Propozimi i projektit që rezulton të jetë fituesi i vendit të parë u prezantua nga znj. Eugerta Hamati dhe z. Brunaldo Bani. Znj Eugerta Hamati prezantoi një ide inovative në prodhimin e xhamit të sheshtë dhe qelqit në lulëzim, e cila ishte një skemë që ajo ëndërron të krijojë pas studimeve të saj. Ajo u vlerësua me 75% të bursës së studimit në programet e Administrim Biznesit dhe Marketingut Ndërkombëtar dhe Logjistike si dhe dhurata të tjera. Projekti tjetër , gjithashtu prezantoni një ide tërheqëse dhe impresionuese. Propozimi i z. Brunaldo Banit, ai i “Kompleksin Turistik” në përbërje të të cilit do të përfshiheshin bare, hotele, restorante, pishina, salla konferencash etj. përbënte një tjetër ide mbreslënëse. Ai u vlerësua me vendin e dytë dhe iu dha 50% bursë studimit në programet e Administrim Biznesit dhe Marketing Ndërkombëtar dhe llogjistikë.

Bordi i vlerësimit ishte i përbërë nga Shef i Departamentit të Administrimit të Biznesit Assist. Prof. Dr. Mustafa Üç dhe dy anëtarë të këtij departamenti, Assoc. Prof. Dr. Ali Ihsan Özdemir dhe Assist. Prof. Dr Yüksel Köksal.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share