arrow

events

Ėshtė koha pėr Beneluksin e Ballkanit

November 8th, 2013

 Ėshtė koha pėr Beneluksin e Ballkanit

Ėshtė koha pėr Beneluksin e Ballkanit

“Është koha për Beneluksin e Ballkanit”. Këto ishin fjalët e thëna nga Gunther Fehlinger në forumin e hapur të organizuar nga klubi “Zgjidhja e Konflikteve” në universitetin Epoka ditën e mërkurë më datë 6 Nëntor në ambientet e sallës së Konferencave.  Z. Fehlinger, i cili mban postin e Kryetarit të Reformave për Taksat në Bashkimin Europian, paraqiti idetë e tij për masat që duhen ndërrmarrë nga shoqëria shqiptare në përmirësimin e ekonomisë.

Zyrtari austriak propozoi që tregu shqiptar të përqëndrohet në rritjen ekonomike dhe jo në rishpërndarje. Rritja ekonomike, u shpreh ai, sjell më shumë vende pune, mirëqënie dhe më shumë të ardhura, të cilat do lejojnë përmirësimin e situatës në Shqipëri. Sipas tij, taksa e sheshtë ka qenë elementi kyç që ka tërhequr investitorët e huaj dhe kjo taksë duhet të vazhdojë të qëndrojë 10%. Shqipëria duhet të ndërrmarrë këto masa në mënyrë që të konkurojë shteteve fqinje si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, në tërheqjen e investitorëve të huaj shteteve fqinje.

Në bashkëbisedimin me studentët z. Gunther Fehlinger vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të ballkanit.  Kjo, sipas tij mund të arrihet duke nisur me nxitjen e import eksportit, duke krijuar në këtë mënyrë nje partneritet të ri. Kjo ishte sipas tij zgjidhja më e mirë menduar deri më tani prej Bashkimit Europian, në mënyrë që të përshpejtohet antarësimi i tyre në Bashikimin Europian. Edhe pse kriza ekonomike i gjeti këto vende në një moment kritik, gjatë dekadës së parë të rikonstruksionit, ai tha se duhet të shikohët mundësia e krijimit të një tregu të përbashkët brenda rajonit  dhe integrimit ekonomik. Nëse arrihet bashkëpunimi në mënyrë të suksesshme, kjo do të jetë prova më bindëse për Bashkimin Europian për të pranuar antarësimin e këtyre vendeve. Z. Gunther Fehlinger theksoi se të tilla bashkëpunime kanë qenë të suksesshme për vendet e Beneluksit ( Belgjika, Hollanda, Luksemburgu) dhe pse jo edhe për vendet e Ballkanit.

Tema e trajtuar prej tij ngjalli interes tek të pranishmit. Pyetjet prej studentëve ishin të shumta, të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga z. Fehlinger, i cili u shpreh se “debati, pyetjet dhe porpozimet e ngritura nga studentët  tregojnë për cilësinë e arsimimit në Universitetin Epoka. Është e dukshme se ju po bëni një punë shumë të mirë me studentët tuaj”, u shpreh z. Fehlinger.

Kjo ishte vizita e parë e tij në ambientet e kampusit të universitetit Epoka dhe shprehu falenderimet e tij për ftesën e bërë nga klubi Zgjidhja e Konflikteve. Z. Gunther Fehlinger gjithashtu shprehu përgezimet e tij për këtë klub, për punën e bërë prej tyre dhe premtoi mbështetjen e tij për projektet në vijim. Vizita e tij në Universitetin Epoka ishte ndalesa e parë e tij në Shqipëri , ndërkohë axhenda e tij e ngjeshur përfshinte disa ndalesa në qytete të ndryshme të vendeve të Ballkanit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share