arrow

events

Emanuela Pepkola Zaimi: Sindroma Down, sindroma mė e dashur nė botė!

January 24th, 2013

  Emanuela Pepkola Zaimi: Sindroma Down, sindroma mė e dashur nė botė!

Emanuela Pepkola Zaimi: Sindroma Down, sindroma mė e dashur nė botė!

Emanuela Pepkola Zaimi, e cila është e angazhuar si Menaxhere Marketingu  dhe Zhvillimi pranë shoqatës Junior Achievement në Shqipërisë, me datë më 24 janar 2013 zhvilloi një forum të hapur me studentët e Universitetit Epoka , me të cilët në rreth sindromës Down . Znj. Emanuela Pepkola Zaimi gjatë diskutimit të saj me studentët rrëfeur përvojën e saj dhe vuri theksin në faktin se se sindroma Down nuk duhet të shihet si një sëmundje apo fatkeqësi. Në vijim të rrëfimit të saj, ajo tregoi se si ka rizbuluar veten pasi Arbri djali i saj erdhi në jetë , i diagnostikuar me sindromin Down . Sipas znj. Pepkola Zaimi, të qënurit një nënë e një fëmijë me sindromën Down nuk duhet të konsiderohet si një fatkeqësi, por si një moment reflektimi në lidhje me atë që ndodh në jetën e gjithsecilit. Duke iu referuar eksperiencës së saj , ajo theksoi se "çdo gjë që ndodh në jetën tonë ka një arsye , ndërsa jeta është diçka që ndodh ndërsa ne bëjmë plane".

"Pasi mora vesh që im bir kishte lindur me sindromin Down, sigurisht që në fillim u ndjeva keq. Arsyeja kryesore kishtë të bënte me mungesën e informacionit të duhur rreth asaj se çfarë më priste në jetë pas kësaj . Sigurisht, pasi bëra një hulumtim, pata mundësinë të merrje informacionin e duhur dhe kuptova se jetët tona si prindër do të ishin pak më të vëshira se ajo e prindërve të tjerë, por jo më pak e shëndetshme dhe e bekuar”, u shpreh ajo . Ajo gjithashtu informoi studentët rreth sindromës Down , duke shtuar se ekziston një një keqkuptim nga ana e shoqërisë shqiptare, e cila e konsideron atë si një sëmundje . "Sindroma Down nuk është një sëmundje , por një aksident gjenetik, i cila mund t’i ndodhë çdo çifti që pret një fëmijë. Njerëzit me sindromën Down në përgjithësi kanë një dëshirë për të ndarë me të tjerët dashurinë që kanë për jetën dhe për këtë arsye unë kam zgjedhur ta quaj ndryshe; ‘sindroma më e dashur në botë’”, u shpreh ajo.

Znj. Emanuela Pepkola Zaimi vijoi më tej duke thënë se pas ardhjes në jetë të Arbit , djalit të saj, nën kujdesin e saj janë organizuar dy evente. Sipas saj, synimi kryesor ishte rritja ndërgjegjësimit dhe informimi i shoqërisë në lidhje me sindromën dhe nevojat e personave me këtë sindrom . "Buddy Ëalk Albania", të organizuar më 21 mars 2012, në Ditën Botërore të sindromës Down dhe "Shtëpiza e Arbushit ",  një aktiviteti i organizuar në qendër të Tiranës  gjatë festave të Vitit të Ri , nuk kishin për qëllim vetëm ngritjen e fondeve për fëmijët me sindromën Down , por mbi të gjitha, ato synonin të ndërgjegjësonin shoqërinë dhe të përçonin një mesazh pozitiv. “Personalisht , zgjedh që të kem një qasje pozitive dhe të përpiqem që të jap një mesazh pozitiv , nisur dhe nga fakti se shqiptare gabimisht sheh këtë si një sëmundje" , u shpreh ajo.

Në pjesën e fundit të bashkëbisedimit me studentët, ajo iu përgjigj dhe pyetjeve të studentëve, të cilët i falenderoi për praninë dhe mikëpritjen e treguar.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share