arrow

events

“100 LIQENET – Tirana dhe rikonceptimi i raporteve tokė-ujė”

March 5th, 2013

“100 LIQENET – Tirana dhe rikonceptimi i raporteve tokė-ujė”

“100 LIQENET – Tirana dhe rikonceptimi i raporteve tokė-ujė”

Seminari një javor "100 LIQENET - Tirana dhe rikonceptimi i raporteve ujë-tokë", mes të studentëve të programit të Masterit Shkencor në Urbanizëm dhe Planifikim Strategjik në Universitetin Katolik të Leuven (KUL) dhe studentëve të Departamentit të Arkiktekturës të Universitetit Epoka, i organizuar në datat 23 shkurt - 1 mars 2013, ka rezultuar një eksperiencë productive dhe e frytshme për studentët e të dy universiteteve. Gjatë programit një javor të seminarit, studentët kanë patur mundësi të vizitojnë qytetin, të zhvillojnë diskutime dhe shkëmbime mendimesh dhe konsulta me ekspertët vendorë si dhe të udhëtojnë dhe të njihen nga afër me terrenin. Studentët e Universitetit Epoka dhe Universitetit Katolik të Leuven, u priten në një takim dhe nga Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altin, shefi i Departamentit të Arkitekturës, Assist. Prof. Dr. Sokol Dervishi etj.

Gjatë seminarit, Prof. Agim Selenica, ekspert në hidrologji, menaxhimin e burimeve ujore, hidrologjia e avancuar, administrimin e hidrocentraleve, menaxhimin industrial të ujit dhe ripërdorimin e tij, referoi dhe diskutoi bashkë me studentët rreth çështjeve që lidhen me burimet ujore në Shqipëri, duke u përqëndruar kryesisht në rezervuaret e zonës Tiranë-Durrës. Ndërkohë eksperti Topocentrik i GIS, z. Lorenc Çala njohu shkurtimisht pjesmarrësit me analizën e të dhënave të GIS dhe vuri në dispozicion të tyre hartat dixhitale të këtij rajoni. Ndërkaq, z. Urim Hoxha, Drejtori i Projekteve Strategjike në Bashkinë e Tiranës bëri një paraqitje të shkurtër mbi projektet kryesore që Bashkia e Tiranës parashikon të zbatojë në një të ardhme të afërt, të tilla si zgjerimi i Bulevardit, një projekt ide e zhvilluar përmes një konkursi ndërkombëtar të fituar nga Grimshaw.

Gjatë programit 3 ditor të udhëtimeve intensive në terren dhe dokumentimit të tyre, pjesë e programit të seminarit, ekipi i studentëve të "100 Liqeneve" vizituan disa liqene artificiale/rezervuare, si dhe vende të veçanta në të dy qytetet, Tiranë dhe Durrës [të tilla si zona e Kombinati, Mali i Dajtit, Parku i Liqenit Artificial, , zona e ish-Kënetës në Durrës, rezervuaret e zonës etj]. Gjithashtu gjatë programit studentët patën mundësi të zhvillojnë intervista në terren me persona të cilët kanë njohur teknike mbi rezervuaret.

Një takim i rradhës [në planin afatmesëm, rishikimi i studimit dhe tjetër vizitë në terren], në Tiranë është planifikuar është planifikuar të zhvillohet në mesin e muajit prillit të 2013. Shqyrtimet përfundimtare të punimeve do të bëhen gjatë muajit Qershor 2013 dhe do të jenë në formatin e një paraqitje të përbashkët të studentëve të të dy universiteteve, Universitetit Katolik të Leuven dhe Universitetit Epoka.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share