Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2023-2024 për Raundin e parë të aplikimeve.
Të nderuar kandidatë,
Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:
1. Administrim-Biznes
2. Arkitekturë
3. Drejtësi
4. Ekonomiks
5. Financë-Bankë
6. Informatikë Ekonomike
7. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital
8. Inxhinieri Kompjuterike
9. Inxhinieri Ndërtimi
10. Inxhinieri Softueri
11. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik
12. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Data 29 gusht 2023 shënon nisjen e regjistrimit të kandidatëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 11 shtator 2023. Kandidatët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund.
KUJDES!
Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pra më 29 dhe 30 gusht 2023, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.
Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 29 gusht-11 shtator 2023, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
Banka: Intesa Sanpaolo Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro): 20099635306
Euro IBAN: AL50 2081 1008 0000 0200 9963 5306
Ose
Banka: Raiffeisen Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro): 0071264111
EURO IBAN: AL23 2021 1006 0000 0000 7126 4111
Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:
29 gusht –30 gusht 2023 08:10-16:00
31 gusht- 1 shtator 2023 08:30-16:00
2-3 shtator 2023 09:00-16:00
4-8 shtator 2023 08:30-16:00
9-10 shtator 2023 09:00-16:00
11 shtator 2023 08:30-16:00
Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
Studentёt tё cilёt deri mё 1 dhjetor 2023 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
2232 086
Cel: +355 69 61 112 30
E-mail: admissions@epoka.edu.al
Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.
Raundi 2
15-17 shtator 2023 Të gjithë kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojne kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur te regjistrohen, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "EPOKA" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara.
21 shtator 2023 Universiteti "EPOKA" shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi.
22 shtator deri 1 tetor 2023 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues.