arrow

news

Listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017 – Raundi 2

October 12th, 2016

Listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017 – Raundi 2

Listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017 – Raundi 2

Listat përfundimtare të kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2016-2017 -
Raundi 2
Universiteti “Epoka” shpall listat përfundimtare të kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2016-2017 - Raundi 2 
Të nderuar kandidatë,
Ju mund të shihni listën përfundimtare të kandidatëve fitues për Raundin 2 të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “Epoka” duke klikuar linkun e programit të studimit përkatës në fund të këtij teksti:
KANDIDATËT TË CILËT NDODHEN SIPËR VIJËS SË KUQE TË TREGUAR TEK LISTAT
Ju duhet të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave të përcaktuara në kolonën që gjendet në çdo listë.
  • deri më 16 tetor Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues, në të kundërt humbin të drejtën për t'u regjistruar në fazat e mëtejshme të parashikuara më poshtë në programet e studimit ku ata rezultonin fitues gjatë raundit të dytë 
  • 17-18 tetor Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues, në të kundërt humbin të drejtën për t'u regjistruar në fazën e mëtejshme të parashikuar më poshtë në programet e studimit ku ata rezultonin fitues në këtë fazë
 
KANDIDATËT TË CILËT NDODHEN POSHTË VIJËS SË KUQE TË TREGUAR TEK LISTAT
  • 17-18 tetor Kandidatët duhet të ndjekin me shumë kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme Portalin e Klasifikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
    Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit të fazës pararendëse për shkak të mosregjistrimit gjatë asaj faze brenda datës 16 tetor 2016, në të kundërt humbin të drejtën për t'u regjistruar në fazën e mëtejshme të parashikuar më poshtë në programet e studimit ku ata rezultonin fitues në këtë fazë. 
  • 19-20 tetor Kandidatët duhet të ndjekin me shumë kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme Portalin e Klasifikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
    Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit të fazës pararendëse për shkak të mosregjistrimit gjatë asaj faze brenda datës 18 tetor 2016.
  • 21-27 tetor Kandidatët duhet të ndjekin me shumë kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme Portalin e Klasifikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
    Në rast se konstatohen kuota të lira edhe mbas datës 20 tetor 2016, procesi i regjistrimeve online dhe me dokumentacion, vijon me faza 48-orëshe, konform numrit të kuotave të parashikuara për programin përkatës. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave të parashikuara, deri në datën 27 tetor 2016.
Regjistrimi duhet të kryhet duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
  3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
  4. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
  5. Dy fotografi personale;
  6. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:
    Banka:                              Intesa Sanpaolo Bank
    Mbajtësi i llogarisë:       Turgut Özal Education sh.a.
    Nr. i llogarisë (Euro):     20099635304
    Shënim i posaçëm:        Emri dhe mbiemri i studentit; Për Universitetin “Epoka”
    IBAN:                                AL07208110080000020099635304 
 
Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “Epoka”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
                   2232 086
E-mail: admissions@epoka.edu.al
 
Arkitekturë
Inxhinieri Ndërtimi
Inxhinieri Kompjuterike
Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital
Ekonomiks
Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Financë-Bankë
Administrim-Biznes
Financë-Bankë (shqip)
Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik
Informatikë Ekonomike
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share