arrow

news

Listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017 pėr Raundin e parė tė aplikimeve

September 10th, 2016

Listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017 pėr Raundin e parė tė aplikimeve

Listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017 pėr Raundin e parė tė aplikimeve

Universiteti “Epoka” shpall listat përfundimtare të kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2016-2017 për Raundin e parë të aplikimeve.
Të nderuar kandidatë,
Ju mund të shihni listën përfundimtare të kandidatëve fitues për Raundin e parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “Epoka” duke klikuar më poshtë:
Për listën e kandidatëve fitues për kuotat e trojeve, klikoni këtu:
Renditja përfundimtare është bërë duke u bazuar tek mesatarja e përgjithshme e notave, duke i dhënë përparësi kandidatëve që kanë bërë pararegjistrimin në programin përkatës të studimit deri më 09.09.2016.
Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 13-20 shtator 2016, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
  • Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
  • Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
  • Dy fotografi personale;
  • Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:
                     Banka:                           Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
                     Mbajtësi i llogarisë:        Turgut Özal Education sh.a.
                     Nr. i llogarisë (Euro):      401009984
                     Shënim i posaçëm:        Emri dhe mbiemri i studentit; Për Universitetin “Epoka”
                     IBAN:                             AL8920511014009984CLPRCFEURA
 
Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë: 
13-16 shtator 2016   09:00-17:00
17-18 shtator 2016   09:00-16:00
19-20 shtator 2016   09:00-17:00
Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “Epoka”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve brenda datës 13 shtator 2016, ora 16:00, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
 
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
                   2232 086
E-mail: admissions@epoka.edu.al
 
Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “Epoka” ku do të ketë kuota të paplotësuara.
 
RAUNDI 2
23 shtator - 01 tetor 2016 Të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në Raundin e parë për arsye të ndryshme dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në Raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur te regjistrohen, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "Epoka" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara.
06 tetor 2016 Universiteti "Epoka" shpall listën paraprake të fituesve për çdo program studimi
12 tetor 2016 Universiteti "Epoka" shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi
16-20 tetor 2016 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share