Universiteti “Epoka” shpall listat paraprake të kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2016-2017 – Raundi 2
Të nderuar kandidatë,
Ju falenderojmë që keni përzgjedhur programet e studimit të Universitetit “Epoka” në Raundin e Dytë të Aplikimeve nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore.
Ju mund të shihni listën paraprake të kandidatëve që kanë përmbushur kriteret për t’u regjistruar në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “Epoka” duke klikuar linkun e programit të studimit përkatës në fund të këtij teksti. Kandidatët që gjenden sipër vijës së kuqe përmbushin kriterin e pranimit në programin e studimit përkatës.
Nëse keni kontaktuar me Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka” si dhe ju është aprovuar statusi i pararegjistrimit, ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar me dokumente dhe online në programin e studimit përkatës gjatë datave 13-20 tetor 2016, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar dokumentet e mëposhtme:
-
Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
-
Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
-
Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
-
Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
-
Dy fotografi personale;
-
Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve.
Kandidati që paraqitet në Sekretarinë Mësimore për të kryer regjistrimin përfundimtar me dokumente dhe online finalizon regjistrimin e tij në programin e studimit përkatës.
Sekretaria Mësimore do të vijojë me regjistrimin përfundimtar me dokumente dhe online të kandidatëve fitues deri në plotësimin e kuotave të lira në programin e studimit përkatës.
Nëse nuk keni kontaktuar me Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka”, ju duhet të kontaktoni me këtë Zyrë deri më datë 11 tetor 2016, ora 16:00, për të dorëzuar dokumentet e nevojshme si dhe certifikatën e gjuhës angleze për programet që ofrohen në gjuhën angleze. Në rast se ju nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që organizohet në mjediset e Universitetit “Epoka”, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
+355 4 2232 086
E-mail: admissions@epoka.edu.al
Në rast se ju nuk kontaktoni deri brenda kësaj date me Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka”, ju mund të mos përfshiheni në listën përfundimtare të kandidatëve fitues për çdo program studimi e cila do të shpallet më datë 12 tetor 2016, pasi renditja përfundimtare do të bëhet duke u bazuar tek mesatarja e përgjithshme e notave, duke i dhënë përparësi kandidatëve që kanë kontaktuar me Zyrën e Pranimeve dhe kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara.