arrow

news

Listat paraprake tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017

September 5th, 2016

Listat paraprake tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017

Listat paraprake tė kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017

Universiteti “Epoka” shpall listat paraprake të kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2016-2017
Të nderuar kandidatë,
Ju falenderojmë që keni përzgjedhur programet e studimit të Universitetit “Epoka” nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore.
 
Nëse keni kontaktuar me Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka” si dhe ju është aprovuar statusi i pararegjistrimit, ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 13-20 shtator 2016, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar dokumentet e mëposhtme:
  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
  3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
  4. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
  5. Dy fotografi personale;
  6. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve.
Ju mund të shihni listën paraprake të kandidatëve që kanë përmbushur kriteret për t’u regjistruar në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “Epoka” duke klikuar më poshtë:
 
Nëse nuk keni kontaktuar me Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka”, ju duhet të kontaktoni me këtë Zyrë deri më datë 09 shtator 2016, ora 16:00, për të dorëzuar dokumentet e nevojshme si dhe certifikatën e gjuhës angleze për programet që ofrohen në gjuhën angleze. Në rast se ju nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që organizohet në mjediset e Universitetit “Epoka”, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
 
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
     +355 4 2232 086
E-mail: admissions@epoka.edu.al
Në rast se ju nuk kontaktoni deri brenda kësaj date me Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka”, ju mund të mos përfshiheni në listën përfundimtare të kandidatëve fitues për çdo program studimi e cila do të shpallet më datë 10 shtator 2016, pasi renditja përfundimtare do të bëhet duke u bazuar tek mesatarja e përgjithshme e notave, duke i dhënë përparësi kandidatëve që kanë kontaktuar me Zyrën e Pranimeve dhe kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share