calendar August 29, 2020
Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2020-2021 për Raundin e parë të aplikimeve
EU
news-image

Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2020-2021 për Raundin e parë të aplikimeve.

Të nderuar kandidatë,

Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:


1. Administrim-Biznes

2. Arkitekturë

3. Drejtësi

4. Ekonomiks

5. Financë-Bankë

6. Financë-Bankë (shqip)

7. Informatikë Ekonomike

8. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital

9. Inxhinieri Kompjuterike

10. Inxhinieri Ndërtimi

11. Inxhinieri Softueri

12. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik

13. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Data 2 shtator 2020 shënon nisjen e regjistrimit të kandidatëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 15 shtator 2020. Kandidatët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund.

KUJDES!
Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pra më 2 dhe 3 shtator 2020, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.

Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 2--15 shtator 2020, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:

  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë/Qendra e Shërbimeve Arsimore;
  3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
  4. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
  5. Tre fotografi personale;
  6. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:

Banka:                                   Intesa Sanpaolo Bank
Emërtimi i Llogarisë:              TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro):              20099635306
Euro IBAN:                             AL50 2081 1008 0000 0200 9963 5306

ose

Banka:                                   Raiffeisen Bank
Emërtimi i Llogarisë:              TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro):              0071264111
EURO IBAN:                          AL23 2021 1006 0000 0000 7126 4111

 

Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:

2-3 shtator 2020                     08:10-16:00

4 shtator 2020                        08:30-16:00

5-6 shtator 2020                     09:00-16:00

7-11 shtator 2020                   08:30-16:00

12-13 shtator 2020                 09:00-16:00

14-15 shtator 2020                 08:30-16:00

Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.

Studentёt tё cilёt deri mё 28 shkurt 2021 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.

 

Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:

Admission Office/Zyra e Pranimeve

Tel: +355 4 2222 178
                   2232 086
Cel: +355 69 61 112 30
E-mail: admissions@epoka.edu.al


Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë dhe Raundit të Tretë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.

SHËNIM: Duke marrë shkas nga situata e krijuar nga pandemia Covid-19, të gjithë kandidatët që do të paraqiten në ambientet e Universitetit “EPOKA” duhet të jenë të pajisur me maska si edhe stilolaps personal për firmosjen e kontratës.


Raundi  2

19-21 shtator 2020 Të gjithë kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojne kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur te regjistrohen, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "EPOKA" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara.

23-26 shtator 2020 Universiteti "EPOKA" shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi

30 shtator deri 9 tetor 2020 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues


Raundi 3

16-18 tetor 2019 Universiteti “EPOKA” shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi

21-26 tetor 2019 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania