calendar October 17, 2019
Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2019-2020 për Raundin e tretë të aplikimeve
EU
news-image

Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2019-2020 për Raundin e tretë të aplikimeve.

Të nderuar kandidatë,

Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e tretë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:

  1. Administrim-Biznes;
  2. Arkitekturë;
  3. Drejtësi;
  4. Ekonomiks;
  5. Financë-Bankë (shqip);
  6. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital;
  7. Inxhinieri Kompjuterike;
  8. Inxhinieri Ndërtimi;
  9. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik;
  10. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

 

Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 21-26 tetor 2019, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:

  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë/Qendra e Shërbimeve Arsimore;
  3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
  4. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
  5. Dy fotografi personale;
  6. Mandatpagesa e këstit të dytë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:

 

Banka:                                    Intesa Sanpaolo Bank

Emërtimi i Llogarisë:             TURGUT OZAL EDUCATION SHA

Nr. i llogarisë (Euro):             20099635306

Euro IBAN:                            AL50 2081 1008 0000 0200 9963 53061

Swift Code:                            USALALTR

ose

 

Banka:                                   Raiffeisen Bank

Emërtimi i Llogarisë:             TURGUT OZAL EDUCATION SHA

Nr. i llogarisë (Euro):             0071264111

EURO IBAN:                         AL23 2021 1006 0000 0000 7126 4111

SWIFT Code:                        SGSBALTX

 

Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.

Studentёt tё cilёt deri mё 4 nëntor 2019 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.

Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:

Admission Office/Zyra e Pranimeve

Tel: +355 4 2222 178

                    2232 086

Cel: +355 69 61 112 30

E-mail: admissions@epoka.edu.al

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania