12. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Data 2 shtator 2019 shënon nisjen e regjistrimit të kandidatëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 15 shtator 2019. Kandidatët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund.
KUJDES!
Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pra më 2 dhe 3 shtator 2019, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.
Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 2--15 shtator 2019, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
Banka: Intesa Sanpaolo Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro): 20099635306
Euro IBAN: AL50 2081 1008 0000 0200 9963 5306
ose
Banka: Raiffeisen Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro): 0071264111
EURO IBAN: AL23 2021 1006 0000 0000 7126 4111
Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:
2-3 shtator 2019 08:10-20:00
4-6 shtator 2019 08:30-16:30
7-8 shtator 2019 09:00-16:00
9-13 shtator 2019 08:30-16:30
14-15 shtator 2019 09:00-16:00
Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
Studentёt tё cilёt deri mё 4 nëntor 2019 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
2232 086
Cel: +355 69 61 112 30
E-mail: admissions@epoka.edu.al
Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë dhe Raundit të Tretë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.
Raundi 2
19-21 shtator 2019 Të gjithë kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojne kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur te regjistrohen, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "EPOKA" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara.
23-26 shtator 2019 Universiteti "EPOKA" shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi
30 shtator deri 9 tetor 2019 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues
Raundi 3
12-14 tetor 2019 Të gjithë kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojne kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë dhe të dytë për arsye të ndryshme dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur te regjistrohen, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "EPOKA" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara.
16-18 tetor 2019 Universiteti “EPOKA” shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi
21-26 tetor 2019 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues.