Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2018-2019 për Raundin e parë të aplikimeve
EU
Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2018-2019 për Raundin e parë të aplikimeve.
Të nderuar kandidatë,
Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:
Data 30 gusht 2018 shënon nisjen e regjistrimit të kandidatëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues.
Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 12 shtator 2018.
Kandidatët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund.
KUJDES!
Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pra më 30 dhe 31 gusht 2018, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.
Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
a) Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë/Qendra e Shërbimeve Arsimore;
c) Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
d) Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
e) Dy fotografi personale;
f) Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:
Banka: Intesa Sanpaolo Bank
Mbajtësi i llogarisë: Turgut Özal Education sh.a.
Nr. i llogarisë (Euro): 20099635304
Shënim i posaçëm: Emri dhe mbiemri i studentit; Për Universitetin “EPOKA”
IBAN: AL07208110080000020099635304
Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:
30-31 gusht 2018 08:30-20:00
1-2 shtator 2018 08:30-16:00
3-7 shtator 2018 08:30-17:30
8-9 shtator 2018 09:00-16:00
10-12 shtator 2018 08:30-17:30
Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
Studentёt tё cilёt deri mё 10 tetor 2018 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
2232 086
E-mail:
admissions@epoka.edu.al
Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.
RAUNDI 2
15-20 shtator 2018 Të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në Raundin e parë për arsye të ndryshme dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në Raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur te regjistrohen, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "EPOKA" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara.
25 shtator 2018 Universiteti "EPOKA" shpall listën e kandidatёve fitues për çdo program studimi.
27 shtator-6 tetor 2018 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues.