arrow

news

Listat e kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2017-2018 pėr Raundin e parė tė aplikimeve

August 28th, 2017

Listat e kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2017-2018 pėr Raundin e parė tė aplikimeve

Listat e kandidatėve fitues pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2017-2018 pėr Raundin e parė tė aplikimeve

Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2017-2018 për Raundin e parë të aplikimeve

Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2017-2018 për Raundin e parë të aplikimeve.

Të nderuar kandidatë,
Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:

Arkitekturë

Inxhinieri Ndërtimi

Inxhinieri Kompjuterike

Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital

Ekonomiks

Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Financë-Bankë

Administrim-Biznes

Financë-Bankë (shqip)

Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik

Informatikë Ekonomike

Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 29 gusht-11 shtator 2017, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:

a)    Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
b)    Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
c)     Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
d)    Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
e)     Dy fotografi personale;
f)      Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:

Banka:                            Intesa Sanpaolo Bank
Mbajtësi i llogarisë:       Turgut Özal Education sh.a.
Nr. i llogarisë (Euro):    20099635304
Shënim i posaçëm:        Emri dhe mbiemri i studentit; Për Universitetin “EPOKA”
IBAN:                            AL07208110080000020099635304

Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:
29-30 gusht 2017                  08:30-20:00
31 gusht – 1 shtator 2017    08:30-17:30
2-3 shtator 2017                  09:00-16:00
4-8 shtator 2017                  08:30-17:30
9-10 shtator 2017                09:00-16:00
11 shtator 2017                   08:30-17:30

Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.

Studentёt tё cilёt deri mё 13 tetor 2017 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.

Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:

Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
                   2232 086
E-mail: admissions@epoka.edu.al

Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.

RAUNDI 2

15-22 shtator 2017 Të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në Raundin e parë për arsye të ndryshme dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në Raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur te regjistrohen, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "EPOKA" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara.

30 shtator 2017 Universiteti "EPOKA" shpall listën e kandidatёve fitues për çdo program studimi.
01-14 tetor 2017 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues.           

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share