Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2017-2018 për Raundin e dytë të aplikimeve.
Të nderuar kandidatë,
Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e dytë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:
1. Arkitekturë
2. Inxhinieri Ndërtimi
3. Inxhinieri Kompjuterike
4. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital
5. Ekonomiks
6. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
7. Financë-Bankë
8. Administrim-Biznes
9. Financë-Bankë (shqip)
10. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik
11. Informatikë Ekonomike
Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 01-14 tetor 2017, gjatë fazës 48-orëshe kur rezultoni fitues në portalin U-Albania, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
a) Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
c) Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
d) Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
e) Dy fotografi personale;
f) Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:
Banka: Intesa Sanpaolo Bank
Mbajtësi i llogarisë: Turgut Özal Education sh.a.
Nr. i llogarisë (Euro): 20099635304
Shënim i posaçëm: Emri dhe mbiemri i studentit; Për Universitetin “EPOKA”
IBAN: AL07208110080000020099635304
Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:
1-2 tetor 2017 09:00-19:00
3-6 tetor 2017 08:30-17:30
7-8 tetor 2017 09:00-13:00
9-13 tetor 2017 08:30-17:30
14 tetor 2017 09:00-13:00
Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
Studentёt tё cilёt deri mё 20 tetor 2017 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
2232 086
E-mail: admissions@epoka.edu.al