arrow

news

Lista paraprake e kandidatėve fitues nga trojet pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2017-2018

September 5th, 2017

Lista paraprake e kandidatėve fitues nga trojet pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2017-2018

Lista paraprake e kandidatėve fitues nga trojet pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2017-2018

Universiteti “EPOKA” shpall listën paraprake të kandidatëve fitues nga trojet për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2017-2018

Të nderuar kandidatë,

Duke ju falenderuar që keni përzgjedhur programet e studimit të Universitetit “EPOKA”, më poshtë mund të shihni listën paraprake të kandidatëve fitues nga trojet për programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA”.

Nr.

Emër

Mbiemër

Programi i studimit

Shteti

1.

Enki

Sadikaj

Ekonomiks

Maqedoni

2.

Nehar

Shala

Shkenca Politike dhe Marredhenie Nderkombetare

Kosova

Ju duhet të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 13-19 shtator 2016, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar dokumentet e mëposhtme:

a)  Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
b)  Kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet,
c)  Vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme të lëshuar nga Qendra e Shёrbimeve Arsimore; Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave;
d)  Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
e)  Formularin e aplikimit qё kandidati ka dorёzuar nё Zyrёn e Pranimeve;
f)   Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
g)   Dy fotografi personale;
h)   Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve.

Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.

Studentёt tё cilёt deri mё 13 tetor 2017 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.

Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
E-mail: admissions@epoka.edu.al

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share