arrow

news

Lista paraprake e kandidatėve fitues nga trojet pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017

September 5th, 2016

Lista paraprake e kandidatėve fitues nga trojet pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017

Lista paraprake e kandidatėve fitues nga trojet pėr programet Bachelor dhe tė integruara pėr vitin akademik 2016-2017

Universiteti “Epoka” shpall listën paraprake të kandidatëve fitues nga trojet për programet Bachelor dhe të integruara për vitin akademik 2016-2017
Të nderuar kandidatë,
Duke ju falenderuar që keni përzgjedhur programet e studimit të Universitetit “Epoka”, më poshtë mund të shihni listën paraprake të kandidatëve fitues nga trojet për programet e studimit të ofruara nga Universiteti “Epoka”, duke klikuar këtu:
Ju duhet të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 13-19 shtator 2016, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar dokumentet e mëposhtme:
  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, 
  3. Vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë; Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave; 
  4. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
  5. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
  6. Dy fotografi personale;
  7. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve.
 
Në rast se ju nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që organizohet në mjediset e Universitetit “Epoka”, duke kontaktuar me Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka”.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve:
 
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
       +355 4 2232 086
E-mail: admissions@epoka.edu.al

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share