Kryetari i
Partisė Drejtėsi, Integrim dhe Unitet, Shpėtim Idrizi, ka deklaruar gjatė njė
vizite nė universitetin Epoka, se censusi, edhe pse ėshtė njė proces rutinor,
u kthye nė njė betejė pėr tė mbrojtur identitetin tonė kombėtar, nxitur nga
pėrpjekjet pėr manipulime nga qarqe tė caktuara.
"Censusi nė vetvete ėshtė njė proces rutinor,
ėshtė njė ushtrim statistikor, por pa pandehur ai u shndėrrua nė njė moment
shumė tė rėndėsishėm, nė njė betejė ku ne duhet tė mbronim identitetin tonė
kombėtar dhe papritmas ne u ndjemė tė cėnuar", theksoi Idrizi.
Sipas Idrizit, regjistrimi mbi bazėn e etnisė dhe
fesė rrezikon tė pėrdoret pėr qėllime pėrēarjeje, ndėrsa nė fakt duhet
bashkėpunim. Pėr kėtė, tha ai, PDIU propozoi njė sėrė amendamentesh nė lidhje
me censusin.
"Dua tė sqaroj se amendamentet tona nuk janė
improvizime, por pjesė e njėlloj doktrine qė e ka themelin tek objektivizimi i
procesit tė deklarimit tė pėrkatėsisė etnike dhe fetare, nė pėrputhje me
kushtetutėn", tha Idrizi.
Ai theksoi se tentativat pėr manipulime nė shifrat
e minoriteteve bėhen me qėllimin e vetėm pėr tė kthyer Shqipėrinė nė vend
multietnik.
"Kjo ėshtė e papanueshme dhe e rėndė. Ata
duke e ditur qė nuk kanė numra tentuan ta bėjnė kėtė nėpėrmjet censusit, si dhe
duke mobilizuar minoritetet e tjera".
Idrizi theksoi kombėsia duhet tė saktėsohet vetėm
nė zyrėn e gjendjes civile, mbi bazėn e dokumentave dhe jo mbi bazė
vetėshpalljesh momentale, tė frymėzuara nga emocionet apo nga shtrėngesat e
tranzicionit.