| | Quicklinks
NEWS
|
Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė Viziton Universitetin Epoka
 Mė datė 7 Janar, 2011, Kryetari i Akademisė sė Shkencave sė Shqipėrisė Akademik Gudar Beqiraj dhe Sekretari Shkencor pranė kėtij institucioni, Akademik Salvator Bushati kryen njė vizitė nė Kampusin e ri tė Universitetit Epoka.
Ata u pritėn nė njė takim nga Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Hasan Kaplan, si dhe zv. rektorėt Prof. Dr. Omer Eroglu dhe Dr. Ferdinand Gjana.
Prof. Dr. Gudar Beqiraj shprehu urimet mė tė pėrzemėrta pėr Kampusin e ri tė Universitetit Epoka. Ju pėrgėzoj pėr punėn tuaj. Jam i surprizuar dhe them me bindje tė plotė qė ne kemi nėvojė pėr ambjente tė tilla akademike, u shpreh ai.
Mė tej ai shprehu dėshirėn pėr tė bashkėpunuar mė ngushtė me Universitetin Epoka. Ne kemi mjaftueshėm pika tė pėrbashkėta pėr tė bashkėpunuar. Do tė mbėshtes fuqishėm publikimet e stafit tuaj nė revistėn shkėncore qė publikon Akademia e Shkencave. Gjithashtu jam i hapur dhe mirėpres ēdo mundėsi tjetėr bashkėpunimi, pėrfshi organizimin e Konferencave tė pėrbashkėta shkencore, deklaroi Prof. Dr. Beqiraj.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Hasan Kaplan pasi falenderoi miqtė pėr viziten bėri njė prezantim tė kampusit tė ri tė Universitetit si dhe i informoi ata mbi bursat e shumta qė ofrohen pėr studentėt e shkėlqyer shqiptarė.
Njė nga politikat tona ėshtė thithja e studentėve tė suksesshėm shqiptarė nė Perėndim. Universiteti Epoka nuk i ka kushtuar rėndėsi pėrfitimeve financiare, porse kėrkimit dhe publikimeve shkencore, deklaroi Prof. Dr. Kaplan.
Nė pėrfundim tė takimit, Akademikėt Beqiraj dhe Bushati patėn mundėsi tė shohin mė nga afėr ambjentet e auditoret, bibliotekėn si dhe laboratorėt shėkncorė tė Universitetit Epoka.
Akademia e Shkencave e Shqipėrisė ėshtė themeluar mė 1972 dhe ėshtė institucioni mė i rėndėsishem shkencor nė Republikėn e Shqipėrisė. Ajo pėrfshin shkencėtare nga mė tė shquarit - akademikė, qė zhvillojnė veprimtari kėrkimore nė institute dhe qendra kėrkimore, si dhe organizma tė tjerė shkencorė brenda dhe jashtė vendit.
|
| |