arrow

news

Zyra e Planifikimit tė Karrierės dhe Studentėve tė Diplomuar ribashkon tė diplomuarit

October 25th, 2013

Zyra e Planifikimit tė Karrierės dhe Studentėve tė Diplomuar ribashkon tė diplomuarit

Zyra e Planifikimit tė Karrierės dhe Studentėve tė Diplomuar ribashkon tė diplomuarit

Në dy netë të veçanta, Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe Studentëve të Diplomuar në Universitetin Epoka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, Prof. Dr. Güngor TURAN, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë , Assist. Prof. Dr. Yavuz YARDIM, Dekani i Studentëve, z. Sezer ERDOĞAN dhe akademikë të të dy fakuleteve pritën në ambientet e kampusit studentët e diplomuar në vite. Më datë 23 tetor Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe Studentëve të Diplomuar mblodhi në një darkë të veçanta të diplomuarit e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, ndërsa më datë 24 tetor të diplomuarit e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë u bashkuan sëbashku në një tjetër darkë të organizuar nga kjo zyrë.

Dhjetëra të diplomuar në të dy fakultetet patën mundësi të ribashkohen sërish njëri-tjetrin, të kalojnë kohë sëbashku. Të diplomuarit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm, u rimblodhën dhe një herë duke kujtuar momentet më të bukura të jetës universitare. Aktiviteti ishte konceptuar si një pritje e veçantë për studentët e diplomuar. Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe Studentëve të Diplomuar synon që takimet mes të diplomuarve të kthehen në një traditë të përvitshme.

Mbrëmjet për studentët e diplomuar ishin organizuar nga Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe Studentëve të Diplomuar dhe ka si qëllim të ribashkojë studentët e diplomuar në aktivitete të ndryshme, të cilat do të organizohen në të ardhmen gjatë vitit akademik. Këto darka shërbejnë si një mundësi bashkëveprimi mes të diplomuarve në karrierën e tyre të ardhmshme, por dhe si një shkëmbim përvojë me ekspertët aktualë në fushën e tyre. Pritja e organizuar në dy darka të veçant, do të pasohet me të tjera aktivitetet, të cilat do të bashkojnë studentët.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share