arrow

news

Zyra e Kordinimit dhe Kėshillimit organizoi trjanimin mbi menaxhimin e projekteve

May 26th, 2014

Zyra e Kordinimit dhe Kėshillimit organizoi trjanimin mbi menaxhimin e projekteve

Zyra e Kordinimit dhe Kėshillimit organizoi trjanimin mbi menaxhimin e projekteve

Zyra e Kordinimit dhe Këshillimit të Universitetit Epoka në bashkëpunim me Istanbul Solution Center (Turqi) në datat 23-24 maj 2014 organizoi një trajnim në lidhje me Menaxhimin e Projekteve. Aktiviteti ishte i hapur për të gjithë anëtarët e stafit akademik të interesuar në pjesëmarrje në projekte shkencore dhe përbëhej nga tre sesione, ku secili prej tyre ishte 4 orë. Gjatë trajnimit, z. Baybars Orsek, paraqiti prezantime të ndryshme në lidhje me ‘Strukturën dhe Hapat e Menaxhimit të Projekteve’ dhe ‘Principet dhe Udhëzimet për shkarkimin e projekt-propozimeve’. Si rezultat trajnimi ishte i fokusuar në shpërndarjen e njohurive të bazuara si në teori ashtu edhe në praktikë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përforcimi i anëtarëve të stafit të Universitetit Epoka për të zhvilluar sa më shumë projekte të standardeve më bashkëkohore europiane. Informacioni i trajnimit u bazua me shumë në mundësitë e ndryshme për projekte të cilat janë të vlefshme për Shqipërinë dhe rajonin përreth, siç janë Instrument for Pre-Açession Assistance (IPA), një program që zëvendëson një seri programesh të Bashkimit Europian dhe financon instrumente për vendet që janë kandidate ose janë kandidat potencial.

Gjithashtu u diskutua për Europe Aid Development and Cooperation, një iniciative e rëndësishme me qëllim sigurimin e cilësisë së ndihmës së EU dhe përhapjen e saj ndërkombëtarisht.

Në shtesë të informacionit teorik, trajnimi kishte dhe praktika të ndryshme në lidhje me mënyrën se si mund të gjendet një thirrje për aplikim projekti për Shqipërinë dhe rajonin, si të gjendet një partner i përshtatshëm dhe gjithashtu se si mund të shkruhet një projekt propozim i mirë.

Trajnimi përfshiu dhe një infomim në lidhje me programin HORIZON2020 dhe mundësitë që ai ofron, një iniciativë e rëndësishme organizuar me qëllim rritjen e konkurencës globale të Europës. Në lidhje me këtë program, u konsiderua një thirrje aktuale për projekte, e cila gjeti vlerësim dhe diskutim të gjerë nga puna e frytshme e pjesmarrësve në grupe.

Si rezultat i këtij trajnimi, bazuar në projektet e propozuara nga grupet e formuara po konsiderohet aplikimi i një/ose disa projekti/eve specifike për këtë thirrje, gjë që mund të vlerësohet si një rezultat i rëndësishëm i këtij trajnimi.

Zyra e Këshillimit dhe Kordinimit të Projekteve në bashkëpunim me stafin akademik dhe gjithashtu studentët e universitetit Epoka, do të vazhdojë të punojë mbi rritjen dhe përmirësimin e kapacitetit të universitetit në lidhje me aplikimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme kërkimore.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share