arrow

news

Zyra e Kėshillimit dhe Koordinimit tė Projekteve nė bashkėpunim me ARTI organizuan seminarin me temė

January 22nd, 2014

Zyra e Kėshillimit dhe Koordinimit tė Projekteve nė bashkėpunim me ARTI organizuan seminarin me temė

Zyra e Kėshillimit dhe Koordinimit tė Projekteve nė bashkėpunim me ARTI organizuan seminarin me temė

Zyra e Këshillimit dhe Koordinimit të Projekteve në Universitetin Epoka në bashkëpunim me Agjensinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (ARTI), organizuan seminarin me temë "Menaxhimi i Projekteve të BE-së". Fokusi kryesor i tematikës së seminarit ishte njohja e stafit akademik të Universitetit Epoka me qasjen në kërkimet e BE-së. Si i tillë seminari ishte e ndarë në tri pjesë.

Në pjesën e parë, stafi i Universitetit Epoka, u njoh me programin HORIZON 2020, kuadrin më të fundit të Bashkimit Europian për kërkimet dhe inovacionin. Temat kryesore të diskutuara kishin të bënin me tri shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet HORIZON 2020; Shkenca Ekselente, Menaxhimi Industrial dhe Sfida Shoqerore. Një tjetër temë e trajtuar në këtë seminar kishte të bënte me “European Research Area”, ku stafi akademik i Universitetit Epoka u njoh me strategjitë më efektive në bashkëpunimet kërkimore dhe programet “staff mobility”.

Në pjesën e fundit të seminarit, përfaqësues të Agjensise së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit bënë një prezantim rreth EURAXESS, një iniciativë unike evropiane, e cila mbështet studiuesit në karrierën e tyre kërkimore. Në fund të seminarit , stafi akademik i universitetit Epoka dhe përfaqësuesve të Agjensisë së  Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit shkëmbyen ide për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e hulumtimit. Të dy institucionet janë shprehur të gatshme për të konsoliduar bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e kërkimit, jo vetëm në kuadër të iniciativave europiane, por edhe më gjerë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share