arrow

news

Zhvillohet vizita studimore nė Universitetin Politeknik tė Bukureshtit nė kuadėr tė projektit QAinAL

November 27th, 2017

Zhvillohet vizita studimore nė Universitetin Politeknik tė Bukureshtit nė kuadėr tė projektit QAinAL

Zhvillohet vizita studimore nė Universitetin Politeknik tė Bukureshtit nė kuadėr tė projektit QAinAL

Në datat 13-15 nëntor 2017, në Universitetin Politeknik të Bukureshtit (UPB) në Rumani u zhvillua vizita studimore në kuadër të projektit "Mbështetja strategjike për fuqizimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri" (QAinAL), të financuar nga programi Erasmus +.

Në këtë vizitë studimore morën pjesë përfaqësues të institucioneve partnere të arsimit të lartë privat nga Shqipëria si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë dhe Agjencia shqiptare për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Vizita studimore u përqëndrua në mekanizmat dhe procedurat e sigurimit të cilësisë në nivelin Master dhe të Doktoratës në UPB dhe në universitetet partnere.

Dr. Reina Shehi, Dr. Ali Osman Topal, zj. Eglantina Farruku dhe Dr. Niuton Mulleti ishin pjesëmarrësit nga Universiteti “EPOKA” në këtë vizitë studimore. Dr. Shehi mbajti një prezantim të hollësishëm mbi sigurimin e cilësisë në programet e studimit Master, ndërsa Dr. Mulleti prezantoi procedurat dhe mekanizmat e sigurimit të cilësisë në programet e studimit të Doktoratës të ofruara nga Universiteti “EPOKA”.

Të gjitha prezantimet nga universitetet partnere u pasuan nga diskutimet dhe shkëmbimi i mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve me qëllim adoptimin e praktikave më të mira në lidhje me sigurimin e cilësisë në nivelin e Departamenteve dhe programeve të studimit për të gjitha ciklet e studimeve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share