arrow

news

Zhvillohen zgjedhjet e pėrgjithshme pėr anėtarėt e Senatit Akademik

October 11th, 2017

Zhvillohen zgjedhjet e pėrgjithshme pėr anėtarėt e Senatit Akademik

Zhvillohen zgjedhjet e pėrgjithshme pėr anėtarėt e Senatit Akademik

Me hyrjen në fuqi të Statutit të ri, të miratuar me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 146, datë 31.03.2017, i cili është në përputhje të plotë me ligjin e arsimit të lartë të vitit 2015, ka filluar procesi i riorganizimit të organeve vendimmarrëse të Universitetit “EPOKA” në përputhje me dispozitat e Statutit të ri.
Në këtë kuadër, më 6 tetor 2017, u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e Senatit Akademik nga ana e Asambleve të Personelit Akademik të Fakulteteve.
Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i Fakultetit përkatës dhe në bazë të dispozitave të Statutit, zgjedh tre anëtarë të Senatit Akademik.
Zgjedhja e anëtarëve të Senatit Akademik nga ana e Asambleve të Personelit Akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative si dhe të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale mundëson konstituimin e Senatit Akademik në përputhje me dispozitat e Statutit të ri, duke filluar nga viti akademik 2017-2018.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share