arrow

news

Zėvendėsdekani i Studentėve vizitoi kompaninė Pika Production

May 15th, 2014

Zėvendėsdekani i Studentėve vizitoi kompaninė Pika Production

Zėvendėsdekani i Studentėve vizitoi kompaninė Pika Production

Në kuadër të vizitave në kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e Parë të Karrierës 2014, organizuar nga Universiteti Epoka me datës 22 prill 2014, Zëvendësdekani i Studentëve, z. Roland Hoxha me datë 14 maj 2014 zhvilloi një vizitë në kompaninë Pika Production, një kompani e re e profilizuar në të gjitha fushat e komunikimit vizual dhe të marketingut. Në këtë takim z. Hoxha u prit nga Administratori I kësaj kompanie, z. Albert Malltezi. Gjatë këtij takimi z. Hoxha i shprehu mirënjohjen e Universitetit epoka për pjesëmarrjen dhe kontributin e kësaj kompanisë së tij në Panairin e Parë të Karrierës.

Gjatë takimit, u bisedua për nivelin e lartë të Panairit dhe cilësinë e studentëve. Në këtë kontekst, z. Hoxha  siguroi z. Malltezi se Panairi i Karrierës synon të bëhet një traditë për Universitetin Epoka, duke qënë se ofron mundësi shumë të mira për familjarizimin e studentëve me tregun e punës dhe pse jo për të gjetur një punë të mirë, dhe në të njëjtën kohë kjo është një mundësi e madhe për kompanitë për të zbuluar studentët që do të jenë aset shumë i vlefshëm për ta.

Z. Malltezi falenderoi Zëvendësdekanin e Studentëve për vizitën e tij të veçantë në ambientet e Pika Production dhe përshëndeti z. Hoxha për organizimin e shkëlqyer të Panairit të Karrierës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share