arrow

news

Zbulo ARKITEKTIN brenda Teje, Universiteti Epoka organizon konkursin e III-tė ndėrkombėtar pėr maturantėt e shkollave tė Mesme

March 2nd, 2013

Zbulo ARKITEKTIN brenda Teje, Universiteti Epoka organizon konkursin e III-tė ndėrkombėtar pėr maturantėt e shkollave tė Mesme

Zbulo ARKITEKTIN brenda Teje, Universiteti Epoka organizon konkursin e III-tė ndėrkombėtar pėr maturantėt e shkollave tė Mesme

Hyrje

Departamenti i Arkitekturës, shpall hapjen e edicionit të tretë të Konkursit Ndërkombëtar mbi Bazat e Projektimit për Maturantët e Shkollave të Mesme. Konkursi është i hapur për të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme që vazhdojnë studimet në vitin e fundit. Konkursi ne fjalë synon që të prezantojë nxënësit e shkollave të mesme me Procesin e projektimit, t’u mundësojë atyre të shpalosin aftësitë konceptuale dhe grafike të projektimit, zbehë barrierat institucionale mes institucioneve të arsimit të lartë dhe atij parauniversitqar, spikatjen e talenteve të reja që do i shërbëjnë shoqërisë përmes fushës së arkitekturës dhe nëndegëve të saj si dhe mbështetjen e talenteve përmes bursa të studimit në degën e Arkitekturës që do të ofrohen nga Universiteti Epoka.

Pjesëmarrja

Konkursi është i hapur për nxënësit që vazhdojnë studimet e tyre para-universitare në vitin e fundit në njërën prej shkollave të mesme të liçensuara nga Ministria e Arsimit ose institucioni ekuivalent për nxënësit e shkollave të mesme jashtë territorit të Shqipërisë. Në ndryshim nga dy vitetet e kaluara, nisur nga interesimi në rritje i maturantëve nga shkollat e mesme të Republikës së Kosovës, një aktivitet parallel do të mirëpresë pjesëmarrësit nga çdo shkollë e mesme (publike ose private) që ushtron aktivitetin arsimor nën mbikqyrjen e Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Ky event do të organizohet në një nga shkollat e mesme të Prishtinës në datat e përcaktuara në kalendarin e konkursit.
Nxënësit pjesmarrës pritet që të shfaqin një interes të veçantë në fushën e arteve grafike, veçanërisht Arkitekturës. Pas kalimit të fazës së parë dhe të drejtës për të marrë pjesë në finale, konkurenti përveç dokumentationit personal, duhet të paraqesë dhe një vërtetimit të lëshuar nga drejtoria e shkollës përkatëse, i cili vërteton statusin e maturantit.


KALENDARI
Tiranë                                                                Prishtinë

18. 02. 2013    Publikimi i Konkursit          18. 02. 2013
05. 04. 2013    Afati i Pyetje-Përgjigjeve     22. 03. 2013
08. 04. 2013    Publikimi i Përgjigjeve        25. 03. 2013
22. 04. 2013    Afati i Rregjistrimit               01. 04. 2013
22. 04. 2013    Dorëzimi i Fazës së Parë   01. 04. 2013
26. 04. 2013    Shpallja e Finalistëve          05. 04. 2013
04. 05. 2013    WORKSHOP                        13. 04. 2013
06. 05. 2013    Vlerësimi i Jurisë                15. 04. 2013
11. 05. 2013    Ndarja e Çmimeve              20. 04. 2013


Fazat e konkursit

Faza e Parë:
Në fazën e parë konkurentët pritet të dërgojnë një e-mail – jo më vonë se datat e përcaktuara qartë në kalendarin e mësipërm - në formën e shprehjes së interesit në adresën (idchss@epoka.edu.al) të cilit do t’i bashkëngjiten dokumentat si më poshtë;

  • Formular Aplikimi (formulari mund të zbritet nga faqa e konkursit www.idchss13.wordpress.com)
  • Pyetësori i plotësuar (formati i pyetësorit mund të zbritet nga faqa konkursit www.idchss13.wordpress.com)
  • 5 Shembuj punimesh konceptuale-artistiko-grafike (foto maketesh, vizatim me dorë, vizatim teknik, skulpturë, reliev etj).   

 

Faza e Dytë:

Faza e dytë dhe finale e konkursit konsiston në një Ëorkshop dy ditor, ku finalistëve do t’u parashtrohet një problematikë arkitektonike dhe do t’u kërkohet interpretimi + konceptimi i një zgjidhjeje. Tematika do të shpallet ditën e parë të ëorkshopit. Të gjitha materialet minimale do të mundesohen nga organizatorët. Në rast materialesh të vecanta konkurenti është i lirë ti mbart/perdorë ato gjatë konkurimit. Ndërkohë nga secili konkurent do të kerkohen;

  • Poster me format 70x50 cm [shprehja e analizës, konceptit, projektit]
  • Maketi i projektit do të ndërtohet me materialet që do të mundësohen nga organizatorët.
  • Teknika është e lirë. [materiali i përdorur, ngjyrat, veglat etj]

 

Kriteret e vlerësimit

Krijimtaria dhe Imagjinata janë dy kriteret bazë të suksesit të këtij konkursi. Vleresimi i projekteve do të jetë i bazuar në kriteret e mëposhtshme:

  • Krijimtaria dhe Imagjinata
  • Prakticiteti i zgjidhjes
  • Demostrimi i një plotëkuptimi se si ambienti i sugjeruar nga konkurentët do të ketë një përdorim të përshtatshëm nga njerëzit.
  • Kualiteti grafik i vizatimeve dhe i materialeve  të tjera
  • Qasja bazuar në problematikat mjedisore
  • Origjinaliteti i idesë dhe projektit

 

Vlerësimi nga Juria

Vlerësimi do të mbahet me datë 13 Maj 2013. Fituesit do të lajmërohen përmes telefonit dhe e-mail. Gjithashtu vlerësimi do të shpallet në faqen zyrtare të Departamentit të Arkitekturës si dhe në blogun e konkursit. Çmimet do të shpërndahen në një ceremoni, e cila do të zhvillohet në ambientet e kampusit të Universitetit Epok, në datën e përcaktuar në kalendar. Juria e konkursit është e përbërë nga një ekip arkitektësh, ku bëjnë pjesë dhe pedagogët e Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Epoka.

 

Çmimet

Përveç ofrimit të avantazheve për të gjithë studentët e shkollave të mesme brenda dhe jashtë Shqipërisë, Universiteti Epoka do të vlerësojë studentët pjesmarrës, veçanërisht finalistët, me dhurata të veçanta si më poshtë:

  • 20 punimet më të mira do të ekspozohen në një ekspozitë të veçantë e cila do të hapet me rastin e fillimit të vitit të ri academik 2013-2014. Punimet do të jenë gjithashtu pjesë e një publikimi të veçantë për konkursin.
  • Dhjetë finalistëve do t’u jepen dhurata surprizë.

 

Tre fituesit e parë të konkursit Final do të marrin çmimet si më poshtë:

Vendi i Parë   75%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

Vendi i Dytë  50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

Vendi i Tretë  25%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

 

*Bursat janë të vlefshme vetëm për degën e Arkitekturës.

**Të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs do të pajisen me një çertefikatë nga Universiteti Epoka.

***Pjesëmarrësit në finale dhe fituesit gjithashtu do të pajisen me një çertefikatë kryesore.

***Universiteti Epoka gjithashtu do të ndajë dhe çertefikata për shkollat e përfaqësuara në këtë konkurs.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share