arrow

news

z. Pajtim Ēenga mori pjesė nė njė forum tė hapur me studentėt e Universitetit Epoka

December 11th, 2013

z. Pajtim Ēenga mori pjesė nė njė forum tė hapur me studentėt e Universitetit Epoka

z. Pajtim Ēenga mori pjesė nė njė forum tė hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Më 10 dhjetor 2013 z. Pajtim Çenga mori pjesë në një forum të hapur me studentët e Universitetit Epoka, të organizuar nga klubi i Inxhinierëve të Ardhshëm në bashkëpunim me Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit, i cila u fokusua në përvojën profesionale të z Çenga si inxhinier në Shqipëri, sfidat me të cilët inxhinierët ballafaqohen çdo ditë në terren dhe kërkesat aktuale të tregut.

Gjatë fjalës së tij Z. Çenga ndau me studentët përvojën e tij personale si një inxhinier nga momenti I diplomimit deri në ditët e sotme. Gjatë referatës së tij ai vuri theksin në domosdoshmërinë e një kod etik professional dhe ndërtimin sipas standardeve, duke i konsideruar si këshillat kryesore për inxhinierët e rinj në të ardhmen.

"Kurrë nuk duhet të jeni viktimë e presionit. Si një inxhinierë ju keni përgjegjësi të plotë për cilësinë e punës, sepse herët ose vonë për çdo lloj problemi që lidhet cilësinë e keqe të punës së kryer, ju do të jetë personat që do të paguani çmimin në çdo mënyrë të mundshme", u shpreh z. Çenga.

Ai gjithashtu vuri në dukje faktin se puna në zyrë është po aq e rëndësishme sa puna në terren. Ndërsa gjatë referatës së tij, ai gjithashtu u ndal dhe në problematikën e përditshme me të cilën përballet çdo inxhinier, ata që punojnë në terren dhe nga ata që punojnë në një studio.
Z. Çenga gjithashtu vuri theksin dhe në rëndësinë e bashkëpunimit, punës në grup dhe një studim të thellë të të gjitha subjekteve të ofruara në periudhën e Bachelor, sepse çdo ditë një inxhinier përballet me sfida që kërkojnë jo vetëm një përvojë, por një njohuri e rëndësishme të të gjitha subjekteve që kanë të bëjnë me këtë profesion.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e studimit të çdo projekti në detaje, marrëdhëniet pronar-arkitekt-inxhinier dhe gjithashtu faktorin "kohë" si aktori kryesor në realizimin e një projekti.

Pas referatës nga z Çenga, forumi vijoi më pas në sesionin e pyetje-përgjigjeve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share