arrow

news

Z. Nevzat Bejta, Kryetar i Komunės sė Gostivarit, vizitoi Universitetin Epoka

May 12th, 2016

Z. Nevzat Bejta, Kryetar i Komunės sė Gostivarit, vizitoi Universitetin Epoka

Z. Nevzat Bejta, Kryetar i Komunės sė Gostivarit, vizitoi Universitetin Epoka

Më 11 maj 2016, Z. Nevzat Bejta, Kryetar i Komunës së Gostivarit, Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), vizitoi Universitetin Epoka, ku zhvilloi një takim me Prof. Dr. Güngör Turan, Rektor i Universitetit të Epoka si dhe me Administratorin e Përgjithshëm të kompanisë Turgut Ozal Education.
Gjatë takimit të zhvilluar me këtë rast, Prof. Turan informoi Z. Bejta në lidhje me situatën e përgjithshme të aktiviteteve akademike dhe kërkimore të zhvilluara nga Universiteti Epoka si dhe rreth planeve të zhvillimit institucional. Z. Bejta vlerësoi Universitetin Epoka si një institucion me cilësi të lartë që promovon vlera të forta akademike dhe njerëzore si dhe shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimive dypalëshe.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share