arrow

news

Z. Baybars Örsek merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

November 29th, 2013

Z. Baybars Örsek merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Z. Baybars Örsek merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Një nga politikanët dhe sipërmarrësit e rinj më të suksesshme në Turqi, z. Baybars Örsek mori pjesë në Forumin e Hapur me studentët e Universitetit Epoka, organizuar nga Klubi për “Zgjidhjen e Konflikteve”, e cili u përqëndrua në diskutimin mbi sipërmarrjen sociale dhe lidershipin.

Gjatë bashkëbisedimit, ai paraqiti para studentëve nevojën për zhvillim që shoqëritë globale, veçanërisht vende si Shqipëria, me një potencial për zhvillimin e ardhshëm, kanë për sipërmarrësit sociale. Sipas tij, sipërmarrësit socialë janë ata individë të jashtëzakonshëm që ëndërrojnë dhe ndërmarrin përgjegjësinë për ide të reja dhe të paprovuara për një ndryshim pozitiv shoqëror, duke i shndërruar këto ide nga ëndrra në realitete të prekshme.

Që në krye të bashkëbisedimit me studentët, ai kërkoi nga studentët që të mendojnë për një problem me të cilin përballen më shpesh në shoqërinë shqiptare, të tilla si: sistemin e transportit, korrupsionin, varfërinë etj. duke kërkuar prej tyre që të imagjinojnë dhe të planifikojnë një zgjidhje praktike, gjë që sipas tij do të ndikonte në ndryshimin e situatës.

Në vijim të analizës së tij, ai u ndal në çështje të tilla si: planifikimi, planifikimi dhe organizimi i grupit, gjetja e njerëzve dhe bashkëpunëtorëve të duhur, kërkimi i burimeve të nevojshme financiare nga burime të ndryshme dhe guximi për të zbatuar idetë e tyre për këtë ndërmarrje shoqërore.

Së fundi, z. Örsek vuri theksin në faktin se studentët duhet të besojë dhe të ndjekin idetë e tyre. “Askush nuk duhet të trembet nga dështimi. Pa marrë parasysh se sa herë do të dështoni në punën tuaj, aspekti më i rëndësishëm janë përpjekjet për të qenë përherë në lëvizje. Suksesi në fund do të vijë nëse ju nuk tërhiqeni nga nisma juaj”, u shpreh ai.

Pas bashkëbisedimi me studentët, z. Baybars Örsek pati një bisedë të ngrohtë dhe miqësore me anëtarët e bordit të Klubit për “Zgjidhjen e Konflikteve”, me të cilët ndau mendime dhe ide për mundësitë e organizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Z. Baybars Örsek aktualisht mban pozicionin e themeluesit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Qëndrës për Zgjidhje në Stamboll dhe atë të Koordinatorit të Përgjithshëm të Politicsinthefield.com dhe Yazmakiyidir.com. Ai ka qenë gjithmonë një aktivist energjik dhe plot pasion , iniciator i projektesh dhe koordinator në shumë organizata jo-qeveritare, krahas angazhimeve dhe pjesmarrjes së tij në politikën aktive. Në vitin 2010, z. Baybars Örsek ishte pjesë e një programi njëmujor mbi "Parandalimi e konflikteve politike" në Universitetin e Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë drejtim, ai ishte një nga organizatorët kryesorë të një ëorkshop-i mbi diplomacinë qytetarëve në mes Turqisë dhe Armenisë, në të cilën morën pjesë studentë të universiteteve turke dhe armene. Z. Baybars Örsek gjithashtu është pjesëmarrës në dy programe të ndryshme të shkëmbimit të politikave, të cilat mbulojnë Libanin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pati mundësinë të ndajë ide të përbashkëta me personazhet kryesorë të këtyre vendeve në politikë, ekonomi dhe çështjet sociale.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share