arrow

news

Z. Auron Tare merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

March 27th, 2014

Z. Auron Tare merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Z. Auron Tare merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Më 26 mars 2013, z. Auron Tare mori pjesë në Forumin e Hapur me studentët e Universitetit Epoka, tema kryesore e të cilit kishte të bëntë me kërkimet e kryera në ujërat detare shqiptare në lidhje me dy anijet britanike të cilat ranë në mina në kanalin e Korfuzit, i njohur ndryshe si incidenti i datës 22 tetor 1946. Në referatën e tij, z. Tare prezantoi para studentëve provat e reja që kërkimet e udhëhequra prej tij sjellin në lidhje me historinë shqiptare për çështjen në fjalë. Ky forum u organizua nga klubi studentor i Politikës dhe Diplomacisë, klubi studentor për Zgjidhjen e Konflikteve dhe klubi studentor i Artit dhe Kulturës.

Gjatë prezantimit të tij, z. Tare u fokusua veçanërisht në dëshmitë e reja të siguruara nga kërkimet e HMS Volage, për një nga anijet ushtarake të Marinës Mbretërore Britanike të minuar gjatë incidentit të Kanalit të Korfuzit të vitit 1946, të cilat përfaqësojnë një nga episodet e para e Luftës së Ftohtë. Bazuar në vëzhgimet e kryera në HMS Volage, si dhe dokumente të paklasifikuara nga arkivat britanike, z. Tare deklaroi se ka prova serioze se anijet ushtarake që i përkisnin Marinës Mbretërore, me shumë siguri kanë qenë pjesë e një misioni ushtarak në drejtim të qytetit shqiptar të Sarandës si një shenjë hakmarrjeje për mbështetjen që regjimi komunist në Shqipëri u ofronte komunistëve grekë gjatë Luftës Civile greke. Z. Tare vuri në dukje se qëllimi i këtij misioni nuk ishte okupimi i një pjese të territorit shqiptar, por detyrimi i regjimit komunist shqiptar që të tërheqë mbështetjen e saj për komunistët grekë.

Z. Tare konkludoi duke thënë se prova të tilla do të tregonin se Marinëa Mbretërore Britanike ka qenë e angazhuar në një mision ushtarak gjatë kalimit të saj në ujërat e Kanalit të Korfuzit dhe si e tillë, ajo nuk do të mund të shfrytëzojë të drejtën e “kalimit të pafajshëm” të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare, e cila shërbeu si bazë kryesore për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Mbretërisë së Bashkuar kundër Shqipërisë në rastin e Kanalit të Korfuzit.

Në fund të prezantimit të tij, z. Tare inkurajoi studentët e Universitetit Epoka për t'u angazhuar në aktivitete të mëtejshme të kërkimeve të kryera në ujërat detare shqiptare, në mënyrë që të kenë mundësi të mësojnë më shumë për trashëgiminë e mrekullueshme gjeografike dhe historike të Shqipërisë.

Forumi i Hapur vazhdoi me një pas me një sesion pyetje-përgjigje me studentët pjesëmarrës dhe anëtarë të stafit akademik të universitetit. Aktualisht, z. Tare shërben si Kryetar i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit shqiptar të themeluar kohët e fundit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share