arrow

news

"YouthSpeak" Forum Info Day

March 16th, 2016

"YouthSpeak" Forum Info Day

Young Economist Network (YEN) më 15 mars 2016 organizoi një Info Day në lidhje me platformën më të madhe të të rinjve në mbarë botën " YouthSpeak ". Ishte frymezuese të shikoje se si rinia shqiptare është pjesë e një lëvizje të tillë që ka për qëllim të bashkojë të rinjtë, organizatat, kompanitë dhe drejtuesit për të diskutuar dhe për të gjetur zgjidhje rreth çështjeve më urgjente që Shqipëria ka.
U kuptua se Komiteti Organizativ i “YouthSpeak” edhe pse i ri në aktivitetin e tij ishte i përkushtuar me të vërtetë për të besuar tek të rinjtë dhe i gatshëm për të marrë masa për të bërë një ndryshim.
Ishte shumë e vlefshme për studentët e Universitetit Epoka që të përballen me mundësinë për t’u ndjerë qytetarë të botës dhe per t’u prezantuar me një platformë ku zërat e tyre dëgjohen.
YEN beson se studentët e Epokës kanë kapacitet dhe ide kreative për të kontribuar në zgjidhjen e çështjes “Zhvillimi i arsimit për të plotësuar nevojat e studentëve dhe punëdhënësve” e cila do të diskutohet në 25-26 mars në Tiranë nga “YouthSpeak”.
T’a tregojmë veten dhe pse jo me një projekt fitues, i cili më pas do të implementohet.
Aplikoni këtu!

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share