arrow

news

YJET E INFORMATIKĖS, Konkursi Online i Programimit pėr Nxėnėsit e Shkollave tė Mesme

January 21st, 2014

YJET E INFORMATIKĖS, Konkursi Online i Programimit pėr Nxėnėsit e Shkollave tė Mesme

YJET E INFORMATIKĖS, Konkursi Online i Programimit pėr Nxėnėsit e Shkollave tė Mesme

Interesimi për informatikën, në Shqipëri dhe jo vetëm, po rritet çdo ditë e më shumë. Sipas të dhënave dhe hulumtimeve “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit”  është një nga profesionet me të parapëlqyera të nxënësve të shkollave të mesme.

Konkursi Online i Programimit “Yjet e Informatikës” – IS 2014 është një konkurs ndërkombëtar i organizuar nga Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka dhe u adresohet të gjithë nxënësve të shkollave të mesme. Universiteti Epoka inkurajon të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të përdorin imagjinatën dhe pasionin e tyre dhe të jenë pjesëmarrës në konkursin YJET E INFORMATIKËS – IS 2014.

PJESËMARRJA
Konkursi YJET E INFORMATIKËS është një mundësi e hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme (publike ose private), të liçensuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, apo institucionet ekuivalente në vendet e tjera të rajonit, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Ky konkurs u jep mundësi nxënësve të:

  • Përdorin aftësitë dhe dijet tuaja për të gjetur zgjidhje inovative dhe mbresëlënëse të pyetjeve të shtruara
  • Marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së teknologjise dhe industrisë së softëereve
  • Kontribuojnë në shoqëri në fushën e shkencave kompjuterike
  • Fitojnë aftësi të reja të mundësuara nga teknologjia bashkëkohore
  • Testojnë veten me studentët me të suksesshëm të Shqipërisë
  • Zënë miqësi të reja

KALENDARI
Fillimi i regjistrimeve                                    10 Mars 2014
Afati i fundit për regjistrimin online             20 Prill 2014
Data e zhvillimit të konkursit                        26 Prill 2014

ÇMIMET
Vendi i Parë   75 % bursë studimi
Vendi i Dytë   50 % bursë studimi

RREGULLAT E KONKURSIT
Konkursi do të zhvillohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

REGJISTRIMI

  • Regjistrimi për konkursin do të bëhet online në ëeb faqen http://cen.epoka.edu.al/impc
  • Pjesënarrësit duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe poshtë moshës 19 vjeç.
  • Mund të marrin pjesë vetëm nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta
  • Nëse një nxënës i klases së 11-të fiton një ndër bursat e ofruara, bursa do të jetë e vlefshme për vitin pasardhës (pra vitin në të cilin nxënësi normalisht duhet të hyjë në universitet)
  • Pjesëmarrësit janë përgjegjës për të gjitha informatat që japin gjatë periudhës së regjistrimit. Në rast të një informacioni të gabuar, këshilli i organizator nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi.
  • Për pjesëmarrësit me nënshtetësi të huaj (jo shqiptare): Ju lutemi shkruani emrin në formularin e regjistrimit ashtu siç është i shënuar në pasaportën tuaj, pasi do të përdoret për aplikim vize.
  • Emrat e nxënësve pjesëmarrës nuk do të ndryshohen pas afatit të fundit të datës së rregjistrimit.

FAQJA ONLINE E KONKURSIT

  • Konkursi do zhvillohet në faqen e web http://acm.epoka.edu.al:8080
  • Në këtë faqe mund të gjeni disa shembuj problemash që të praktikoheni para konkursit
  • Do të këtë 5 pyetje programimi
  • Rradhitja e garuesve do të jetë online
  • Nxënësit do të rradhiten në mënyrë të njëpasnjëshme sipas numrit të pyetjeve të zgjidhura
  • Nëse disa nxënës zgjidhin të njëjtën sasi pyetjesh, atëherë rradhitja do jetë sipas nxënësit i cili ka zgjidhur pyetjet më shpejt
  • Çdo përgjigje e dorëzuar gabim do të ketë një ndëshkim me heqje 20 min nga koha totale

*Të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs do të pajisen me çertifikata nga Universiteti Epoka.
**Bursat janë të vlefshme për degën e Inxhinierisë Kompjuterike.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share