arrow

news

“Workshop Day” i tretė i Sipėrmarrėsve

May 25th, 2015

“Workshop Day” i tretė i Sipėrmarrėsve

“Workshop Day” i tretė i Sipėrmarrėsve

“Workshop Day” 3 i organizuar nga Klubi i Sipërmarrësve të Universitetit Epoka mblodhi më shumë se 100 studentë, akademikë dhe profesionistë në një nga sallat e  Hotel Tirana International në 23 maj 2015. Krijimi i kanaleve të reja të komunikimit dhe shpërndarja e njohurive dhe eksperiencave ishte fokusi i të dy seancave të eventit. 
Seanca e parë u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın. Prof. Dr. Lisen Bashkurti mbajti një prezantim me shumë vlera për pjesëmarrësit dhe gjithashtu theksoi dhe ftoi Universitetin Epoka në bashkëpunime me Akademinë Diplomatike të Shqiperisë, presidenti i së cilës është Prof. Bashkurti. Sipërmarrja dhe inovacioni ishin fokusi i prezantimit të dytë të mbajtur nga Z. Dritan Dylgjeri, Drejtor Eksekutiv i NAPEC në Shqipëri. Diversiteti i temave tëdiskutimit ishte qëllimi kryesor i këtij aktiviteti, për këtë arsye dhe prezantimi i tretë përfshinte rëndësinë e marketingut, kumtuar nga Menaxherja e Marketinkut në Bankën Kombëtare Tregtare Znj. Najada Musa. 
“Workshop Day” 3 u organizua nën suportin e sponsorëve LTB Jeans dhe Everest IE, ku përfaqësues të tyre përshëndetën aktivitetin gjatë seancës së parë. Gjithashtu ky event pati mbështetjen dhe ndihmën e madhe të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Prof. Dr. Güngör Turan dhe Dekanit të Studentëve të Universitetit Epoka. 
Seanca e dytë e eventit ftoi të gjithë studentët pjesëmarrës në tavolina të rrumbullakëta diskutimi. U organizuan 9 tavolina, secila me një temë nga fusha të ndryshme, moderuar nga profesionistë dhe akademikë. Çdo tavolinë përbëhej nga 6 studentë dhe vetëm një prej tyre u përzgjodh si fitues me zgjidhjen më të mirë të situatës së parashtruar apo arsyetimin më të saktë të saj. 
Këto aktivitete gjithmonë organizohen në kuadër të motivimit të studentëve dhe krijimi i kontakteve të reja të studentëve me punëdhënësit e tyre të ardhshëm. Workshop Day 4 ka për qëllim të mbledhë më shumë studentë dhe universitete nga e gjithë Shqipëria. 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share