arrow

news

Women’s Lidership” merr pjesė nė panelin e diskutimit kundėr dhunės me bazė gjinore

December 13th, 2013

Drejtues dhe studentë anëntarë të Klubit “Women’s Lidership”, me 10 dhjetor 2013 morën pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga Shoqata për Gratë me Probleme Sociale në kuadër të fushatës së 16-ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore e cila u zhvillua nga data 25 Nëntor deri me 10 Dhjetor 2013. Paneli i diskutimit, në të cilën morën pjesë dhe gra në nevojë dhe që kanë hasur probleme me dhunën u organizua nga drejtoresha e Ekzekutive, Bajana Ceveli, në bashkëpunim me qarkun e Durrësit.

Fushata e 16-ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore 25 Nëntor - 10 Dhjetor 2013, është një nismë e re në ndihmë të grave të dhunuara dhe keqtrajtuara. Gjatë diskutimit të pranishmit vunë theksin në faktin mungesa e një diskutimi dhe reagimi ndaj dhunës së ushtruar nga grave ndikon në rritjen e saj. Reagimi ndaj një fenomeni negativ dhe ngritja e zërit ndaj problematikave që hasën në këtë çështje, përfshirja në të gjitha nismas kundër dhunës ndaj grave ishin çështjet kryesore të diskutuara nga pjesmarrësit në këtë panel.

Anëtarët e bordit të klubit “Women’s Leadership” ishin pjesë e diskutimit mbi këtë çështje dhe dhanë idetë se si këto fenomene mund të minimizohen. Gjithashtu ata vlerësuan iniciativën dhe punën e tyre në mbështetje të projekteve të tilla.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share