arrow

news

Vizitė nė kuadėr tė lėndės sė Historisė sė Arkiteturės III

February 21st, 2015

Vizitė nė kuadėr tė lėndės sė Historisė sė Arkiteturės III

Vizitė nė kuadėr tė lėndės sė Historisė sė Arkiteturės III

Në kuadër të lëndës së Historisë së Arkiteturës III e cila përmban evolucionin historik të lëvizjeve kryesore në arkitekturë, ndërtesa dhe monumente kyçe që nga Iluminimi deri në zhvillimet e fundme në Arkitekturën High Tech, Instruktori Edmond Manahasa së bashku me 7 studentë të vitit të tretë të departamentit të arkitekturës ndërmorën një vizitë teknike në Paris. Qyteti i Parisit u zgjodh bazuar në trashegiminë e tij mbi arkitekturën moderne e cila përfshinë ndërtesa që janë gurë kilometrazhi të shekullit të 20. Vizita u krye midis datave 29 janar dhe 3 shkurt duke pasur për qëllim përvetësimin në shkallë reale të veprave të rëndësishme të Modernizmit.
Studentët nën guidën  e Z. Manahasa vizituan objektet Villa La Roche dhe Villa Savoye të Le Corbussier, Qendrën Pompidou te Renzo Piano dhe Richard Rogers, Institutin e Botës Arabe të Jean Nouvel,  Parkun e La Villete te Tschumy, Bibliotekën Kombëtare të Francës të Dominique Perrault, Apartamentin e August Perret në rrugën Franklin, La Defense dhe Cinemateken e Frank Gehry.
Përtej eksperiencës urbane së Parisit Haussmanian, Landmarke të rëndesishme të periudhës së Renesances dhe  Barroke si Pallati i Luvrit apo Kulla Eiffel si simbol i Revolucionit Industrial gjithashtu u vizituan pas mbarimit të programit kryesor. 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share