arrow

news

Vizitat Studentore nėpėr Kompani – Vodafone Albania

December 6th, 2016

Vizitat Studentore nėpėr Kompani – Vodafone Albania

Vizitat Studentore nėpėr Kompani – Vodafone Albania

Në kuadër të axhendës së aktiviteteve të Klubit Studentor të Sipërmarrësve, si dhe në bashkëpunim me Departamentin e Financë-Bankës, vizita e studentëve në kompaninë e dytë u organizua në datën 2 dhjetor në zyrat qendrore të kompanisë Vodafone Albania.  Qëllimi kryesor është që studentët të prezantohen  me  mënyrën aktuale të të punuarit, si dhe të sigurojnë disa mundësi shumë të mira për t'i njohur këto industri. 
Në këtë vizitë morën pjesë disa studentë të shkëlqyer të vitit të tretë të Financë-Bankës dhe Informatikës Ekonomike, udhëhequr nga këshilltarja e tyre akademike Znj. Imeraj. Stafi i kompanisë Vodafone Albania mikpriti studentët dhe përpos vizitës në ambientet e kompanisë, ku studentët u prezantuan me ndarjen e detyrave dhe strukturën, ata patën mundësinë të prezantoheshin me programin për të diplomuarit. Ky program i Vodafone Albania iu ka dhënë mundësi  për të qenë të suksesshëm shumë studentëve të diplomuar nga Universiteti Epoka.  
Discover Albania është një program tjetër i organizuar nga Vodafone Albania, i cili i jep mundësinë të diplomuarve më të suksesshëm të kenë një eksperiencë 2-vjeçare në kompaninë Vodafone Albania. Ky program u mundëson të sapodiplomuarëve një rritje më të shpejtë në karrierë. Programi i është dedikuar zhvillimit dhe frymëzimit të talenteve të reja. Padyshim,  programi pati një interes të lartë nga  ana e studentëve pjesëmarrës dhe stafi i Vodafone Albania, veçanërisht Z. Spartak Alibali, të cilin e falenderojmë, me një përkushtim shumë të madh ndihmuan studentët si dhe iu dhanë mundësinë të jenë pjesë e  provimit të parë për Programin e të Diplomuarëve . 
Vizita ishte një eksperiencë dhe mundësi shumë e mirë për studentët dhe Klubi Studentor i Sipërmarrësve iu uron atyre shumë suksese në rrugëtimin e gjatë pas diplomimit!

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share