arrow

news

Vizitat Studentore nėpėr Kompani - Abissnet

December 5th, 2016

Vizitat Studentore nėpėr Kompani - Abissnet

Vizitat Studentore nėpėr Kompani - Abissnet

Klubi Studentor i Sipërmarrësve në bashkëpunim me departamentin e Financë Bankës ka organizuar një serë vizitash nëpër kompani të ndryshme për studentët përgjatë vitit akademik 2016-2017. Fillimisht, nëë fokus të pjesmarrjes janë studentët e degës Financë-Bankë në gjuhën Shqipe, por jo vetëm. Synimi i ketij eventi është t'ju mundësojë studentëve një njohje më të gjërë rreth funksionimit të brendshëm të kompanive, si dhe të shohin përtej studimeve akademike dhe të kene një prespektivë praktike për tregun e punes. 
Vizita e parë ishte organizuar në kompaninë ABISSNET në datën 2 dhjetor. Morën pjese 11 studentë të vitit të 3-të të deges Financë Bankë në gjuhën Shqipe shoqëruar nga Këshilltarja e tyre Akademike Znj. Erinda Imeraj. Vizita mundesoi një surprizë të këndshme për sa i përket stafit mikpritës të Abissnet. Studentja e diplomuar nga Universiteti Epoka Znj. Emirjona Huti, tashmë specialiste e Burimeve Njerëzore në Abissnet, mbajti një fjalim tepër mikpritës për studentët si dhe i shoqëroi ata në zyrat e ndryshme të kompanise, ku dhe shpjegoi me detaje funksionet e tyre. Vizita në terësi kishte si qëllim shndërrimin e diskutimit me studentët në një Seminar Trajnimi, duke i këshilluar për përgatitjen e një CV-je, aplikimet dhe intervistat e punës, duke dhënë dhe shembuj të ndryshëm të intervistave pozitive apo negative. Në përfundim, studentëëve iu shpeërndanë certifikata pjesmarrjeje, ndërkohë bashkepunime të mëtejshme priten të ndodhin me Abissnet në eventet e ardhshme të klubit. 
Një zinxhir vizitash do të orgnizohen me studentet e Universiteti Epoka  nëpër kompani, banka dhe institucione të ndryshme të Shqiperise, me mbeshtetje të Departamentit të Finance Bankës dhe Dekanit të Studentëve të Universitetit Epoka.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share