arrow

news

Vizita nė Poloni e Stafit Akademik tė Fakultetit tė Shkencave Ekonomike dhe Administrative

March 16th, 2016

Vizita nė Poloni e Stafit Akademik tė Fakultetit tė Shkencave Ekonomike dhe Administrative

Vizita nė Poloni e Stafit Akademik tė Fakultetit tė Shkencave Ekonomike dhe Administrative

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative (FEAS) organizoi një vizitë disa ditore në Poloni nga data 10 deri më 13 mars, 2016. Në ditën e parë të vizitës, akademikët u takuan me ambasadoren e Shqipërisë në Poloni, Dr. Shpresa Kureta. Dr. Kureta ndau me stafin akademik përvojën e saj personale si Zyrtare e Lartë e shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë si ambasadore rezidente e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë dhe ambasadore jo-rezidente në Republikën e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Ukrainës. Përveç kësaj, Zj. Ambasadore dhe lektorët e Universitetit Epoka shkëmbyen informacione mbi projektet e tyre të tashme dhe të ardhme. Zj. Ambasadore shprehu gatishmërinë e saj për të diskutuar konkretisht në vizitën e rradhës në Shqipëri, në lidhje me projekte të përbashkëta në të ardhmen që forcojnë bashkëpunimin mes komunitetit shqiptar në këto vende dhe akademikëve në Shqipëri. 
Dita e dytë e vizitës u përqendrua plotësisht në konferencën akademike të organizuar nga Universiteti i Lodz, Poloni, titulluar Ekonomia Sot - qasje ndërdisiplinore ndaj sfidave ekonomike bashkëkohore. Shtatë pedagogë të FEAS-it, Assoc. Prof. Dr. Eglantina Hysa, Assoc. Prof. Dr. Lindita Mukli, Dr. Alba Kruja, doktorante Erda Cani, doktorante Mirjana Sejdini, doktorante Reina Shehi dhe doktorante Eglantina Farruku paraqitën hulumtimet e tyre në lidhje me fushat e tyre të studimit përktësisht financë, ekonomi, sipërmarrje, qeverisja lokale dhe sociologji politike. Punimet u vlerësuan maksimalisht dhe së shpejti do të publikohen në revista shkencore të njohura ndërkombëtarisht.
Gjatë ditës së tyre të fundit të udhëtimit, stafi kishte mundësi për tu takuar me stafin akademik dhe administrativ të Universitetit Vistula, një universitet privat në Poloni i themeluar që nga viti 1992. Mbledhja u kordinua nga Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Vistula dhe shërbeu për të kuptuar më gjerë praktikat e ndryshme të një universiteti tjetër në lidhje me programet e saj të studimit. Gjatë mbledhjes u fol edhe për mënyrat e zgjerimit të programeve të shkëmbimit të stafit dhe studentëve.
Në këtë drejtim, udhëtimi në Poloni ishte një udhëtim i veçantë, nga e cila përfituan shumë jo vetëm pjesëmarrësit individualisht por i gjithë institucioni në tërësi. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share